Evropa – riorientimi ekonomik kërkon bashkëpunim me Kinën

Ekonomia e Evropës përfshin rreth 748 milionë njerëz në 50 vende.

default

Nga Dr. Enriko Ceko

Ekonomia e Evropës përfshin rreth 748 milionë njerëz në 50 vende. Formimi i Bashkimit Evropian (BE) dhe fillimi i përdorimit të monedhës Euro në 1999 solli më shumë lehtësi për ekonominë evropiane në tërësi dhe e formësoi atë në një njësi të madhe unike globale. Por tashmë pas rreth 25 vitesh ekonomia evropiane po ecën me dy a më shumë shpejtësi. Ka vende shumë të pasure dhe me të ardhura për frymë shumë të larta, ka vende me ekonomi në zhvillim dhe me të ardhura mesatare dhe ka edhe vende me ekonomi të dobët dhe me të ardhura të ulëta, ku përfshihen edhe vendet që synojnë integrimin në BE si vendet e Ballkanit Perëndimor, etj. Edhe pse vite më parë dukej se ekonomia evropiane do të mund të përballonte e vetme çdo rrezik të mundshëm të çfarëdolloj natyre, tashmë duket se edhe ekonomitë më të mëdha të Evropës, ajo e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Rusisë, Italisë, Spanjës, etj., janë në vështirësi, që vijnë për shkak të strukturës së tyre ekonomike, konfigurimit jo elastik të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me pjesën tjetër të botës dhe me angazhimet individuale të këtyre ekonomive.


CFP

Edhe pse renditet ekonomia e tretë në botë, pas ekonomisë së Kinës dhe SHBA-së, edhe pse në Evropë janë të instaluara 181 nga 500 korporatat më të mëdha në botë, edhe pse pjesa më e madhe e banorëve të Bashkimit Evropian gëzojnë një standard shumë të lartë jetese, dalja nga pandemia, lufta Ruso-Ukrainase, inflacioni galopant dhe së fundmi edhe episodet e stresit financiar, tregojnë se ekonomia evropiane ka nevojë për mirëmenaxhim të burimeve dhe mbështetje nga partnerët.

Shmangia me shumë vështirësi e recesionit midis viteve 2022 dhe 2023, mungesa e burimeve natyrore dhe lëvizjet e shumta të burimeve njerëzore anembanë kontinentit, e bëjnë edhe më të vështirë rimëkëmbjen, mposhtjen e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Rritja ekonomike, që në vitin 2022 ishte rreth 3.6%, parashikohet që të jetë vetëm 0.7% për vitin 2023 dhe me pak gjasa të rritet më shumë për të paktën 2 vitet e ardhshme, ndërsa ka një kërkesë për rritjen e pagës reale dhe të angazhimeve ndërkombëtare.

Masat e marra nga Banka Qendrore Evropiane për mbajtjen e inflacionit nën kontroll dhe rifitimi i terrenit për çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm (kryesisht mallrat ushqimore dhe energjia për konsumatorët individualë dhe familjarë) nuk janë të mjaftueshme për mirëmenaxhimin e nivelit të riskut dhe stresit financiaret dhe kjo e detyron ekonominë evropiane të bëjë përpjekje maksimale për të luftuar edhe fragmentimin e gjerë gjeoekonomik, që sjell situate të pakënëshme stagflacioniste. Kjo e bën të dukshëm rrezikun që gjërat të fillojnë e të përkeqësohen në të tëra frontet, duke kërkuar reduktim të komplikimit që kanë sjellë zgjidhjet politike të viteve të fundit.

Sa më lart, mendohet se në të paktën 20 vitet që vijnë produktiviteti i ekonomisë evropiane do të ulet me rreth 1% në vit dhe nëse marrim parasysh edhe rritjen e moshës mesatare të popullsisë në Evropë, eficienca dhe efektivteti i ekonomisë evropiane rrezikohet dehe më shumë.

Kjo i detyron bankat qendrore të vendeve të Evropës që të aplikojnë politika monetare të shtërnguara dhe nga ana tjetër, politika fiskale e ndjekur nga qeveritë e këtyre vendeve do tentojë të jetë pothuajse inelastike, në mënyrë që buxheti i shtetit të ndërmarrë edhe më shumë përgjegjësi që në kohë të mira ekonomike i merr përsipër sektori privat.

Paralelisht, në Evropë është e nevojshme që qeveritë të ndërmarrin sa më shumë reforma që nxitin ofertën, në mënyrë që të ketë një balancë më të mirë në lidhje me kërkesën e lartë që ka tregu evropian për produkte, shërbime, kapital dhe fuqi punëtorë.

default

CFP

Përballë kësaj gjendjeje së cilës nuk mund t’i jepet zgjidhje pa mbështetje të fuqishme, orientimi i politikëbërësve evropiane mbetet gjetja e burimeve materiale, njerëzore dhe financiare me kosto së më të ulët, që nuk mund të ofrohen nga ekonomi që vetë operojnë me kosto të lartë si për shembull ekonomia amerikane, japoneze, etj. Risku i gjetjes së zgjidhjes në zona me kosto të lartë dhe që kanë vetë vështirësi kryesisht financiare, nga falimentimi në seri i bankave të rëndësishme të nivelit të dytë, do ishte harakiri për ekonominë evropiane dhe qytetarët e saj.

Përballë kësaj gjendjeje, Kina, që po tregon sukses me sfidat e rritjes së saj, dhe që ka treguar qëndrueshmëri dhe imunitet të lartë edhe ndaj cikleve të biznesit, ekonomia më e fuqishme në botë në aspektin e fuqisë blerëse, që përbën 19% të ekonomisë globale (2022), me një rritje ekonomikë të lartë, e cila vjen nga madhësia e sektorit publik dhe privat si dhe nga hapja ndaj bizneseve të huaja, mund dhe duhet të shërbejë si një riorientim politik dhe ekonomik për Evropën dhe politikën e saj ekonomike.

Ekonomia e Kinës është ekonomia më e madhe prodhuese në botë dhe eksportuesja më e madhe e mallrave. Tregu kinez është tregu i konsumit me rritjen më të shpejtë në botë dhe importuesi i dytë më i madh i produkteve dhe shërbimeve. Tregu kinez përbën rreth gjysmën e konsumit global të metaleve. Kina është një importues neto i produkteve të shërbimeve. Është kombi më i madh tregtar në botë dhe luan një rol të spikatur në tregtinë ndërkombëtare. Kina është thithësi më i madh i investimeve të huaja direkte në botë që nga viti 2020, duke marrë flukse hyrëse prej 163 miliardë dollarësh. Ajo është e dyta në botë për investimet e huaja direkte.

Që nga viti 2022, Kina ishte e dyta në botë në numrin e përgjithshëm të miliarderëve. Në vitin 2018, ajo ishte e dyta për nga milionerët me 3.5 milionë. Sipas Raportit Global të Pasurisë 2019 nga Credit Suisse Group, Kina ia kaloi SHBA-së në pasurinë e dhjetë përqindëshit të parë të popullsisë së botës. Kina ka rezervat më të mëdha të këmbimit valutor në botë me vlerë 3.1 trilion dollarë, por nëse përfshihen asetet e huaja të bankave tregtare shtetërore të Kinës, vlera e rezervave të Kinës rritet në afro 4 trilion dollarë.

Me 778 milionë punëtorë, forca e punës kineze ishte më e madhja në botë që nga viti 2020. Aq sa Evropa ka banorë, Kina ka fuqi punëtore.

Nga 500 kompanitë më të mëdha në botë, 145 janë me seli në Kinë. Ajo ka katër nga dhjetë qendrat më konkurruese financiare në botë dhe tre nga dhjetë bursat më të mëdha në botë (si nga kapitalizimi i tregut ashtu edhe nga vëllimi i tregtisë).

Në këtë kuadër, Evropa e ka shumë të nevojshme që të hedhë sytë nga Kina, dhe kjo jo vetëm për shkak të aspekteve ekonomike, por edhe për shkak të rolit që Kina ka në rajon dhe në botë, në aspektin politik, social, kulturor, gjeografik, etj.


CFP

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…