Veliaj: Tirana kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës

Rruga “Xhorxh W. Bush” po rikonstruksionet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare nga Bashkia e Tiranës.


Një tjetër rrugë në kryeqytet, rruga “Xhorxh W. Bush”, po rikonstruksionet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare nga Bashkia e Tiranës.

Përveç rrugës, projekti parashikon edhe rikonstruksionin e kryqëzimeve me rrugët “Xhorxhi Martini”, “Myrtezim Kelliçi” dhe “Jeronim De Rada”, si dhe ndërhyrjen në fasadat e objekteve që ndodhen në anë të saj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur me ritmin e punimeve, të cilat janë drejt përfundimit, ndërsa tha se zgjerimi i saj do të lehtësojë edhe trafikun.

“Jam shumë i kënaqur nga punimet. Është një nga akset më të rëndësishme dhe më të vështira për të punuar. Ka një akses të jashtëzakonshëm dhe trafik, sepse këtu ndodhen institucionet kryesore, duke filluar nga Komuniteti Mysliman dhe Parlamenti i Shqipërisë, do të thotë se frekuenca me të cilën qarkullohet në Unazën e Vogël, e bën këtë një aks jetik. Nga ana tjetër, është një punë që nuk mund ta shtyjmë më gjatë. Kështu që, momenti ideal për ta përfunduar është ky gusht, që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë edhe fasadat totalisht të transformuara me termoizolim, sidomos pallatet e vjetra të ish-Kinema “Partizanit”. Më vjen mirë që, bashkë me projektin e UNOPS-it dhe të BE-së, edhe ish-ndërtesa që njihet si ndërtesa e Institutit të ish-të Përndjekurve, gjithashtu një monument kulture i kategorisë së dytë dhe i gjithë ky hark që lidh “Rrugën e Elbasanit” me Partizanin e Panjohur, është transformuar totalisht”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë tha po ashtu se, si në të gjitha rrugët e tjera që po rikonstruktohen në Tiranë, edhe në këtë aks është parashikuar korsia e biçikletave, si dhe zgjerimi i trotuareve dhe zonave pedonale.

“Do ketë mundësi që korsia e biçikletave të vazhdojë edhe në Unazë të Vogël. Lëvizshmëria të bëhet të paktën për pjesën e Tiranës qendrore dhe sa më pedonale, ashtu siç është sheshi “Skënderbej”, ashtu siç janë disa rrugë të bllokut, ashtu siç janë zgjeruar disa trotuare tek “Shallvaret”, edhe këtu kemi pasur një zgjerim të hapësirës së përdorur nga këmbësorët dhe besoj se brenda gushtit do të kemi mundësi të inaugurojmë vërtet një cilësi të jashtëzakonshme të infrastrukturës urbane, ku praktikisht kemi aplikuar atë që quhet ‘demokracia e rrugës’. Patjetër ka vend për makinat, por nuk i bëjmë qytetet vetëm për makinat. Qytetet i bëjmë për njerëzit, ku 20 % lëviz me makina, pjesa tjetër me transport publik, biçikletë ose në këmbë,” nënvizoi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin se rehabilitimi i kësaj zone, ashtu sikurse edhe në të gjithë Tiranën, e ka rritur së tepërmi vlerën e pronës, duke e shndërruar Tiranën në qytetin kampion në Ballkan.

“Kur shikon se sa lëviz vlera e pronës, në rritje gjithmonë, pasi ka mbaruar një proces infrastrukture, atëherë ti kupton që ia ka vlejtur gjithë investimi. Rritja e vlerës së pronës në këtë aks, deri te Partizani i Panjohur, me gjithë ato pallate, që përveç se përfituan infrastrukturë horizontale, përfituan edhe infrastrukturë vertikale me veshje me kapotë, lyerjen dhe estetikën, besoj se i kemi bërë një shërbim komunitetit. Sot jemi qyteti kampion në Ballkan për rritjen e vlerës së pronës dhe fakti që është shtuar ndjeshëm blerja e pronës nga të huajt, që nuk janë në nevojë për strehim, por që e shohin Tiranën si vend investimi, unë besoj që është komplimenti më i madh. Pavarësisht se çfarë opinionesh kemi, faktet janë të njëjta: Prona në Tiranë vazhdon dhe rritet, cilësia e jetës në qytet, turizmi i shtuar, janë konfirmim që kemi marrë vendimet e duhura, jo vendimet e lehta, por vendimet e duhura,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…