Rritje e lartë e ekonomisë në Indi, Kinë dhe Brazil kundrejt një ngadalësimi të rritjes ekonomike në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit

Ekonomitë e vendeve BRICS parashikohen të kenë stabilitet në rritjen ekonomike dhe ulje të ndjeshme të inflacionit në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Në muajin Prill 2023, parashikimi bazë i Fondit Monetar Ndërkombëtar është që rritja ekonomike e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), në nivel global, të ngadalësohej nga 3.42% në vitin 2022, në 2.83% në vitin 2023. Ekonomitë më të përparuara pritet të shohin një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike, nga 2.66 % në vitin 2022 në 1.26% në vitin 2023. Ngadalësimi është më i përqendruar nëveçanërisht në vendet e Bashkimit Europian, ku rritja ekonomike parashikohet të ngadalësohet dhe më tej nga 3.67% në vitin 2022 në 0.75% në vitin 2023.

default

Shtrëngimi i politikës monetare duke rritur normën e interesit nga shumica e bankave qendrore parashikohet të japë fryte, për të kthyer inflacionin drejt objektivave të tij. Inflacioni global parashikohet të ulet megjithëse më ngadalë se sa ishte parashikuar fillimisht, nga 8.73% në 2022 në 6.97% në vitin 2023. Për vendet e avancuara ulja do të jetë më e theksuar, respektivisht nga 7.27% në vitin 2022 në 4.66% në vitin 2023 për ekonomitë e avancuara dhe nga 9.32% në vitin 2022 në 6.31% në vitin 2023. Rritja e normave të interesit parashikohet të ulë nivelin e investimeve. Në rang global investimet do të ulen nga 27.49% e PBB në vitin 2022 në 27.18% e PBB në vitin 2023.

Rezultatet e rritjes ekonomike për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor pritet të nxiten nga ecuria ekonomike në BE, ecuria e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe lufta kundër inflacionit. Perspektiva e rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor mbetet e ulët, me rritjen e PBB-së që pritet të ngadalsohet në 2.4% në vitin 2023, krahasuar me rritje ekonomike në 3.51% në vitin 2023. Niveli i investimeve parashikohet në ulje nga 28.17% të PBB në vitin 2022 në 26.88% të PBB në vitin 2023. Norma e inflacionit parashikohet të ulet nga 11.93% në vitin 2022 në 7.94% në vitin 2023.

Burimi : World Economic Outlook, IMF, April 2023 dhe analiza e autorit

1/ Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përfshijnë vendet e rajonit si : Shqipëria, Bosnja-Hercogovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia.

2/ Vendet e BRICS përfshijnë Brazilin, Indinë, Kinën, Rusinë dhe Afrikën e Jugut

Ndërsa ekonomitë e vendeve emergjente dhe në zhvillim dhe në veçanti vendet aziatike parashikohen të kenë rritje ekonomike më të lartë në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Rritja ekonomike në vendet aziatike parashikohet të rritet në 5.28% në vitin 2023 nga 4.37% në vitin 2022. Niveli i investimeve parashikohet të jetë i stabilizuar dhe të synohet mbajtja e një niveli të inflacionit më i ulët krahasuar me vendet e avancuara. Ekonomitë e vendeve BRICS parashikohen të kenë stabilitet në rritjen ekonomike dhe ulje të ndjeshme të inflacionit në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Niveli i investimeve parashikohet në rritje nga 26.29% e PBB në vitin 2022 në 26.80% e PBB në vitin 2023.

Të dhënat e tremujorit të parë për ekonomitë europiane tregojnë se rritja ekonomike në Bashkimin Europian mbetet në nivele të ulëta dhe me pasiguri të rritura. Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 në Bashkimin Europian është 0.2% dhe niveli i inflacionit në muajin mars është 6.8%. Rritja pozitive por më e ngadalësuar se në vitin 2022, tregon për një rimëkëmbje graduale nga goditjet e fuqishme të pandemisë dhe të luftës të Rusisë ndaj Ukrainës. Rënia më e shpejtë e çmimeve të energjisë në muajin mars, pritet të ketë lehtësuar disi presionet mbi kostot e prodhimit. Stabilizimi i çmimeve të lëndëve të para dhe përmirësimi i zinxhirëve të furnizimit do të vijojnë të mbështesin aktivitetin ekonomik. Por, nga ana tjetër, tërheqja e stimujve fiskalë dhe pritjet për shtrëngimin e kushteve të financimit do të peshojnë mbi konsumin dhe investimet private. Pasiguritë mbi ecurinë e ekonomisë së Eurozonës janë rritur pas luhatjeve që shfaqën tregjet financiare në mars 2023.


CFP

Aktiviteti ekonomik në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në tremujorin e parë të vitit 2023 është mbështetur nga konsumi privat dhe eksportet. Rritja në tremujorin e parë për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor është 2.77%. Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar një rritje të lartë respektivisht në 3.91% dhe 6.10% në tremujorin e parë të vitit 2023. Me përjashtim të Kosovës dhe Malit të Zi, partnerë të tjerë tregtarë në rajon kanë shënuar ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike. Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercogovina dhe Serbia kanë shënuar ritmet më të ngadalta të rritjes ekonomike. Normat e inflacionit kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit 2023, ndonëse mbeten në nivele të larta.

Ndërsa për vendet e BRICS statistikat tregojnë një rritje të lartë ekonomike për vendet e BRICS si India, Kina, Brazili në tremujorin e parë të vitit 2023 të Produktit të Brendshëm Bruto. Rritja ekonomike në Indi në tremujorin e parë është 6.1%, në Kinë është 4.5% dhe në Brazil në 1.9%. Afrika e Jugut tregoi një rritje pozitive në tremujorin e parë të vitit 2023 në 0.4% krahasuar me një rritje negative në -1.1% në tremujorin e katërt të vitit 2022. Ndërsa Rusia ka treguar një rritje negative në -1.8% në tremujorin e parë të vitit 2023. Niveli i inflacionit në muajin mars të vitit 2023 është 5.4%, më i ulët se Bashkimi Europian.

CFP

Një rikthim i ekonomisë botërore në ritmin e rritjes ekonomike që mbizotëronte përpara goditjeve dhe trazirave të fundit të sektorit financiar është gjithnjë e më i vështirë. Më shumë se një vit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe shpërthimit të COVID-19, shumë ekonomi ende po përjetojnë goditjet. Shtrëngimi i fundit i kushteve financiare globale po pengon gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike. Si rezultat, shumë ekonomi do të kenë rritje më të ngadaltë ekonomike në vitin 2023. Për më tepër, edhe kur bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të ulur inflacionin, rruga e kthimit drejt stabilitetit të çmimeve mund të jetë e gjatë.

Nisur nga kriza aktuale globale, ekonomitë e Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera të rajonit duhet të shikojnë zgjerimin e tyre ekonomik drejt vendeve të tjera përfshi në mënyrë të veçantë vendet e BRICS për të krijuar mundësi të reja shtesë. Vendet e BRICS janë të lidhura me Europën nga një mori kontaktesh dhe interesash politike dhe ekonomike. Ata e shohin BE-në jo vetëm si një konkurrent dhe investitor të mundshëm, por edhe një faktor në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimin e tyre me Shtetet e Bashkuara. Mundësitë për tregti dhe investime në zgjerimin në tregjet e vendeve të BRICS janë të dukshme dhe kompanitë nga BE-ja janë tashmë të pozicionuara mirë atje.


CFP

Tre aspekte kryesore nënvizojnë rëndësinë e BRICS si protagonistë në bashkëpunimin për zhvillim si madhësia e ekonomive të tyre, ritmet e larta të rritjes ekonomike, dhe kërkesa e tyre për një zë më të fortë politik në nivel ndërkombëtar. Ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, i cili mori pjesë në Dialogun e 9-të Ekonomik dhe Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Francë në Pekin, theksoi se Franca dëshiron një qasje më të mirë në tregun kinez dhe vendi i tij duhet të rrisë eksportet me Kinën për një marrëdhënie të ekuilibruar ekonomike, dhe se “dyert e Parisit janë të hapura për investitorët kinezë, veçanërisht në fushën e automjeteve elektrike, baterive dhe transformimit të energjisë”.

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…