Muzeu Historik aktivitet mbi firmëtarin e Pavarësisë, Pandeli Cale

Muzeu Historik Kombëtar organizpoi një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Pandeli Cales (1874-1923)


Muzeu Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Pandeli Cales (1874-1923), nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë, organizoi aktivitetin me temë “Objektet e Pandeli Cales në Muzeun Historik Kombëtar”.

Një nga objektet e Pandeli Cales janë dylbitë, të cilat i janë dhuruar Muzeut Historik Kombëtar nga e bija e tij Konstanca Prodani.

Fjalën e rastit e mbajti Andrea Llukani, i cili foli për jetën dhe aktivitetin e Pandeli Cales.

“Pandeli Cale ka lindur në Korçë. Studimet e larta i kreu në Kajro të Egjiptit. Mori pjesë në mbledhjen e shqiptarëve të Bukureshtit si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në vitin 1912. U zgjodh ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali. Mbështeti mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 dhe ishte deputet i Korçës në vitet 1920-1922”. tha Llukani.

I ftuar nderi në aktivitet ishte studiuesi Ilir Ikonomi, i cili foli rreth rrugëtimit të firmëtarëve të pavarësisë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të një cikli me leksione të hapura me temë mbi trashëgiminë kulturore dhe historinë dhe është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku.

Muzeu Historik Kombëtar, me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Pandeli Cales (1874-1923), oganizoi aktivitetin…

Posted by Muzeu Historik Kombetar on Thursday, August 3, 2023

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.