Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës biometrike

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”


Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike.

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Edhe Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.

Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” njoftojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.

Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track)./tvklan.al

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…