Shqipëria, e bekuar nga Perëndia, e mallkuar nga njerëzia!

(Ose vendi më i keqqeverisur në botë)


Nga Mentor Kikia

Shqipëria, e bekuar nga Perëndia, e mallkuar nga njerëzia!

(Ose vendi më i keqqeverisur në botë)

Meqë është verë, po flasim për ujin!

Qytetet shqiptare nuk furnizohen asnjëri me ujë të rrjedhshëm e të pijshëm 24 orë(ndoshta ndonjë andej nga juglindja, që të mos gaboj). Ka qytete që madje vuajnë shumë. Nëpër fshatra nuk ka fare rrjet.

Por Shqipëria është një nga vendet më të pasur me këtë produkt të natyrës.(Se i treti, se i pesti, apo i teti në Europë, kjo s’ka rëndësi)

Shkurtimisht:

Shqipëria ka një rrjet prej 8 lumenjsh kryesorë që e përshkojnë atë lindje-perëndim në çdy 30-40 kilometra dhe një rrjet lumor dytësor e tretësor që e përshkojnë të gjithë territorin e vendit, si kapilarët e gjakut një organizëm të gjallë.

Në këta lumenj rrjedh në det 1300 metër kub ujë në sekondë. Mjafton që ne të përdorim vetëm 1 % të sasisë së ujit që na shkarkon natyra për të qenë të mirëfurnizuar me ujë.

Ne kemi rreth 620 liqene artificiale(një numër rekord botëror në raport me popullsinë), me një rezervë të përgjithshme mbi 42 miliardë metër kub ujë. Kemi një siperfaqe prej 226 km2 te zene nga uji.

Por çfarë ndodh?

Bujqësia është e etur për ujë. Ne sot ujisim me pak se gjysmën e tokave që ujisnim para vitit 1990 dhe sivjet për herë të parë pas 35 vjetësh po pastrohen kanalet e ndërtuara në periudhën e komunizmit dhe që nuk ishin shkatërruar ende.

Njerëzit janë të etur dhe uji me shishe këtu kushton më shtrenjtë
sesa qumështi.

E mendoni Sarandën që thahet për ujë, ndrësa uji i kristaltë i Syrit të Kaltër derdhet në Kanalin e Çukës në det? Ndërsa italianët kanë dekada që qëndrojnë më tuba në dorë për ta marrë e për të dërguar nëpër det deri në Pulia.

Dhe, me gjithë këtë ujë që rrjedh mbi tokë, dhjetra mijëa puse nëpër fshatra shfrytëzojnë rezervën nëntokësore të ujit, si të ishin në vendet e thata të Afrikës, një rezervë e krijuar në mijëra vite e që nuk rikrijohet kurrë më.

Një specialist ujërave në Ministrinë e Bujqësisë më ka rrëfyer një histori: Një koleg i Ministrisë së Bujqësisë së Izraelit vjen në Shqipëri dhe mes të tjerash vizitojnë edhe Kalanë e Rozafës. Nga lart shikon bashkimin e lumenjve Drin dhe Bunë, dhe liqenin më përtej.
“Ky është një vend i bekuar, ky është më i bekuar se Jerusalemi”- thotë njeriu që i dinte vlerën ujit.

Po! Ky vend është i bekuar nga natyra apo perëndia, por është i mallkuar nga njerëzia. Ky është vendi më i keqqeverisur në botë, pa asnjë dyshim.

Ky vend ka gjithëçka, vetëm njerëz që ta qeverisin drejtë dhe ndershëm jo. Nuk ka patur, nuk ka e nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…