Zilia!

Zilia dhe ziliqarët nuk kanë dhembshuri, lëndojne njerëz, prezenca e tyre është toksike.


Nga Mimoza Prifti

Zilia eshte nje nga burimet me te fuqishme te pakenaqesise njerezore.

Zilia eshte emocion i natyrshem njerezor per sa kohe nuk cenon mendimin e shendetshem. Ne se kapercen kontrollin dhe kufirin e te shendetshmes, zilia kthehet ne dhimbje, kthehet ne emocion te forte negativ.

Zilia shfaqet ne mungese te arritjes, cilesive superiore, apo pasurise se tjetrit dhe deshires se forte per ti zoteruar ato.

Ziliqaret nuk merren me vlerat e tyre, kane vetvleresim te ulet dhe me kohe perjetojne nje ndjenje te forte inferioriteti. Boshllekun e krijuar e plotesojne me ziline, duke patur zili kedo qe nuk heq dore nga vlerat dhe synimet.

Ziliqari nuk ndihet mire kur flitet mire per dike; nuk ndihet mire ne pranine e njerezve qe mendon se jane me lart se ai; nxin per arritjet dhe suksesin e tjetrit; gjykon, ankohet, genjen, pergojon apo perhap thashetheme per te tjeret; ndihet me lart dhe gezon nga dhimbjet, problemet apo deshtimet e tjetrit. Ziliqari me vetedije kerkon te jete nje kopje e personit qe ka zili, ta konkuroje e ta kaperceje ate

Burimi i kenaqesise dhe lumturise se ziliqarit eshte fatkeqesia e tjetrit; keqdashja eshte lumturia e tij. Kjo lumturi e genjeshtert eshte vetvrasja, eshte vrasesi i mendimeve dhe emocioneve pozitive, vrasesi i zhvillimit te tij.

Ziliqari nga zilia ndaj arritjeve dhe pasurive te tjetrit, harron arritjet dhe pasurite e veta. Harron te njohe veten, harron te jete mirenjohes, harron te komunikoje shendetshem. Harron te shohe driten jeshile ne suksesin e tjetrit per te motivuar veten, per te investuar e per te ecur nje hap me lart.

Zilia dhe ziliqaret nuk kane dhembshuri, lendojne njerez, prezenca e tyre eshte toksike. Ne momentin qe i njeh, ke fituar. Largimi prej tyre apo vendosja e nje kufiri te nevojshem eshte domosdoshmeri.

Per ziliqaret qe nuk kontrollojne dot ziline: zilia u konsumon energjine dhe lumturine e shendetshme, u largon nga shoqeria dhe miqesia, u ben antipatike dhe te padeshiruar, u largon nga arritjet dhe suksesi, u largon nga bekimet e jetes. Nuk eshte absolutisht turp te kerkoni ndihmen profesionale te nje psikologu.

Eshte shume here me mire te lumturoheni me veten, familjen dhe gjerat tuaja se sa te rrini e te muroseni para shkelqimit dhe suksesit te tjetrit.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.