Begaj shpreh solidaritet ndaj përmbytjeve në Slloveni
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot solidaritetin për përmbytjet në Slloveni.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot solidaritetin për përmbytjet në Slloveni.
“Shpreh solidaritetin tim ndaj Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë të prekur nga përmbytjet katastrofike”, thekson Begaj në postim në rrjetet sociale.
“Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Shpresojmë për një rimëkëmbje të shpejtë”, nënvizon Begaj.
Pjesa perëndimore, veriore dhe qendrore e Sllovenisë është prekur nga një stuhi e fuqishme duke shkaktuar përmbytje në shkallë të gjerë.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, i cili që nga mbrëmja e djeshme ka shkaktuar probleme në disa pjesë të Sllovenisë, ekipe të shumta zjarrfikëse janë në terren gjatë gjithë natës.
Sipas të dhënave të Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në 12 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 1.000 incidente, ndërsa në ndihmë kanë dalë zjarrfikësit nga 168 njësi zjarrfikëse. Banorët nga tre kampe u evakuuan.