Katër viktima në Slloveni, pesë të zhdukur pas përmbytjeve
Kryeministri slloven Robert Golob: Më shumë se 500 milionë euro dëme
Shiu i dendur dhe përmbytjet e jashtëzakonshme kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në Slloveni.
Trupi i një burri u gjet dje në brigjet e lumit të fryrë Sava në Lubjanë.
Tre persona vdiqën një ditë më parë dhe policia sllovene është ende duke hetuar nëse vdekjet e tyre kishin lidhje me motin ekstrem, më i keqi në tre dekada.
”Midis atyre që vdiqën ishin dy alpinistë holandezë, që vdiqën të premten në malet pranë Kranj, me sa duket si rezultat i goditjes nga rrufeja”, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.
”Gjithashtu të premten, një grua vdiq për shkak të përmbytjeve në qytetin e Kamnikut, 20 kilometra në veri të Lubjanës”, sipas raportit.
Disa qytete u ndërprenë për shkak të përmbytjeve dhe masave të mbeturinave.
U dërguan helikopterë për t’i siguruar ushqim dhe ujë të pijshëm, ndërkohë që ushtarët u përpoqën të arrinin zonat në këmbë.
”Të paktën pesë shtetas holandezë u zhdukën mes stuhive”, tha Ministria e Jashtme holandeze, sipas radiostacionit NOS.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen siguroi Slloveninë për ndihmë.
Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, tha se planifikon të diskutojë këtë çështje me qeverinë në Lubjanë.
Kryeministri slloven Robert Golob foli të premten në mbrëmje për “ndoshta dëmin më të madh të shkaktuar nga një fatkeqësi natyrore në historinë e Sllovenisë së pavarur”, raportoi STA.
Sllovenia u bë e pavarur në 1991.
Ai e vlerësoi dëmin e pronës në “më shumë se 500 milionë euro (551,3 milionë dollarë).
Dëmet kryesore janë shkaktuar nga infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe qindra ndërtesa banimi.
Në Dravograd, afër kufirit me Austrinë, 110 persona, duke përfshirë 30 turistë, u desh të silleshin të sigurt pas një rrëshqitje dheu të shtunën.
Qyteti, i cili shtrihet në bashkimin e tre lumenjve Drava, Meze dhe Mislinje, ishte në rrezik nga një tjetër rrëshqitje dheu.
Të paktën tre ura u shembën në Slloveni dhe pjesë të ndryshme të autostradës dhe rrugëve të vendit ishin nën ujë.
Mbrojtja Civile raportoi më shumë se 3 700 operacione në mbarë vendin brenda 36 orëve.
Njerëzit që strehoheshin nën pemë ose në çatitë e shtëpive duhej të shpëtoheshin.
Punonjësit e ndihmës ofruan ushqim dhe ndihmë për njerëzit në vendet e ndërprera nga furnizimi me ujë. Cisternat duhej të dërgonin ujë të pijshëm në shumë zona pasi tubat e ujit ishin dëmtuar nga përmbytjet.
Të shtunën, pati bllokime të mëdha trafiku për shkak të trafikut të pushimeve, për shembull në A11 në tunelin Karawanken midis Austrisë dhe Sllovenisë.
Autoritetet rekomanduan shtyrjen e udhëtimeve në ose përmes Sllovenisë Veriore. /ATSH/DPA