Italia, “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë
Në elitën e futbollit italian luajnë plot 13 futbollistë me pasaportë shqiptare
Italia është “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë, verdikt i shifrave. Serie A është një nga pesë ligat kryesore në Europë, por padyshim më e preferuara për shqiptarët.
Në elitën e futbollit italian luajnë plot 13 futbollistë me pasaportë shqiptare. Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Kristian Asllani, Ylber Ramadani dhe Kastriot Dermaku janë lojtarët aktualë që luajnë në Serie A.
Të cilët kanë veshur së paku një herë fanellën e Kombëtares së parë të Shqipërisë, ndërkohë që Stiven Shpendi, Endri Muhameti, Sergio Kalaj dhe Marvin Çuni janë futbollistë që janë grumbulluar nga skuadrat e moshave të Shqipërisë. Duke qenë me perspektivë për të ardhmen.
Ndërkohë që në Serie A luajnë edhe dardanët Amir Rrahmani – kampion me Napolin – dhe Mërgim Vojvoda me Torinon.
Në Serie B luajnë dhe 5 lojtarë të tjerë shqiptarë, duke ndërtuar kështu një skuadër të tërë kuqezi që garon në dy nivelet më të larta të futbollit italian.
Stiven Shpendi është lojtari i fundit që u transferua në Serie A, teksa u prezantua si sulmuesi më i ri i Empolit. Sulmuesi i skuadrës së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen.
Top Channel