Sigurimi i banesave nga tërmeti, i detyrueshëm

Qeveria nxjerr për konsultim projektligjin


Sigurimi i banesave dhe njësive të biznesit nga tërmeti do të jetë i detyrueshëm. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik ligjin që detyron çdo pronar të një banese që të paguajë primin vjetor të sigurimit në rast të një goditje sizmike.

Duke qenë se vendi ynë ka aktivitet të lartë sizmik dhe goditja më e fundit e 2019 shkaktoi dëme të mëdha materiale në 6 bashki, dëme që u mbuluan nga buxheti i shtetit dhe donatorët është menduar që sigurimi i banesave të bëhet i detyruar për rastet e tërmetit.

Shqipëria renditet e para në Europë dhe e 61 në rang botëror në indeksin e rrezikut të fatkeqësive bazuar në kapacitete përballuese.

Në relacionin që shoqëron projektligjin arsyetohet se qëllimi i këtij ligji është mbulimi i humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit për banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave e që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme.

Detyrimin për blerjen e policës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre. Për shtresat në nevojë në ligj parashikohet që të jetë buxheti i shtetit ai që financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet.

Tv Klan

Lexo më shumë nga

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…