Muzikë elektronike në kala/ “Çeço fest” zhvillohet edicioni i katërt në Gjirokastër
Në kalanë e Gjirokastrës është duke u mbajtur një prej eventeve më të njohura të muzikës elektronike në vend.
Në kalanë e Gjirokastrës është duke u mbajtur një prej eventeve më të njohura të muzikës elektronike në vend.
“Çeço fest” një ngjarje muzikore rinore që vjen në edicionin e saj të katërt ka mbledhur qindra të rinj nga i gjithë vendi si dhe të huaj që kanë udhëtuar drejt Gjirokastrës për të ndjekur DJ-t e tyre të preferuar.
Ritmet e muzikës elektronike për të disatën natë rresht i kanë ftuar pjesëmarrësit të vallëzojnë deri në agim.
DJ setet e mbrëmjeve po karakterizohen nga disa zhanre, me improvizime dinamike, teknikë inovative dhe pjesë nga albume të njohura si ai i DJ Andi Bros “ Love intro”, “ Midnight love” apo pjesë nga albumi “Dreams”
Më shumë se 15 artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë të muzikës elektronike duke kombinuar repertorin dhe ritmet kanë mundësuar që festa të zërë vend edhe në pazarin e Gjirokastrës në orët e pasdites.
Emri i festivalit është një memorje për heroin shqiptar të përpjekjeve çlirimtare kundër otomanëve Çerçiz Topulli, lindur dhe rritur në Gjirokastër.
Krahas promovimit përmes imazheve filmike të figurës së Çerçiz Topullit portreti tij është bërë tani shumë popullor në bluza, kapele e çanta.
Top Channel