Veliaj: Qendra e Kinostudios, poli i ri urban për Tiranën

Qendra e Kinostudios do të rikualifikohet, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës.


Qendra e Kinostudios do të rikualifikohet, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës. Nga një hapësirë që kryesisht ka shërbyer si parkim makinash, qendra e Kinostudios po kthehet në një shesh me kënde lojërash për fëmijë, mjedise çlodhëse për të rriturit, të rrethuara me gjelbërim.

Gjithashtu, do të rehabilitohen edhe fasadat e pallateve përreth, si dhe po punohet për asfaltimin e rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke përfshirë lidhjen e saj me rrugën “Xhanfize Keko” dhe hapësirat që krijohen midis trotuareve dhe godinave.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pa nga afër punimet, u shpreh se ky është një tjetër kantier i Tiranës policentrike, pasi në këtë zonë, po zhvendosen edhe disa institucione të rëndësishme publike e private.

“Kjo nënkupton krijimin e një poli të ri në qytet, ku si fillim janë zhvendosur disa qendra institucionale, si Ministria e Kulturës apo Ministria e Mbrojtjes, disa institucione private, si Universiteti “Marubi”, UET, dhe zhvendosja e disa shërbimeve bashkiake, për ta plotësuar edhe si pol administrativ. Por, një pol administrativ ka nevojë për infrastrukturë. Nëse e mbani mend, mandatin e kaluar punën më të madhe e kishim me rrjetin e ujit, – rrjeti i energjisë ka ende pak punë, ndaj jemi duke bërë sistemimin. Tirana policentrike vjen nga bashkimi i të gjitha këtyre energjive, me institucione publike, institucione jo publike, infrastrukturë e rëndësishme, dhe një shesh kryesor”, u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, por edhe të bizneseve të zonës, të cilëve tha ai, do t’u rritet edhe më shumë vlera me këtë projekt rivitalizues.

“Kërkoj sa më shumë bashkëpunim nga të gjithë. Parimi nuk është të përzëmë njerëz, as që t’i prishim biznesin dikujt. Për të gjithë ata që kishin ndërtuar si çibanë, duke krijuar hoje në zyrat e institucioneve, sigurisht që do të duhet të gjejmë një zgjidhje alternative. Për të tjerët, është shumë e rëndësishme që të gjejmë bashkëpunim, të tërhiqemi pak nga gardhet, të sigurohemi që kalimi nga Kinostudio, te IKV-ja, e deri te kthesa e Tufinës, apo te Komisariati i Policisë, të mos jetë më një shteg dhish, por një rrugë pedonale për lezet. Shumë prej atyre anomalive me të cilat na ishte mësuar syri, siç kanë qenë mjetet e aksidentuara të policisë anës rrugës, kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme, fillimisht duke i çuar në një hapësirë që sot është bosh, por eventualisht do duhet të gjejmë një zgjidhje të përhershme. Ne nuk mund të kemi një varrezë makinash si instalacion të përhershëm në qytet”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi së muaji gusht, i cili për shumëkënd është muaji i pushimeve, për skuadrat e bashkisë është një periudhë intensive pune, në mënyrë që kur qytetarët të kthehen ta gjejnë lagjen të transformuar.

“Meraku im i fundit është këndi i lojërave për fëmijë. Ka qenë një hapësirë komplet e degraduar, këtu paguheshin gjobat e policisë, por sot policia i ka të gjitha gjobat online, kështu që ky mjedis që zihej në mënyrë kaotike nga makinat, ka ardhur koha t’iu kthehet fëmijëve. Besoj se nuk do të ketë asnjë kundërshtim që një hapësirë t’i kthehet atyre. Nëse ia heq njërit dhe ia jep tjetrit, aty plas debati, por nëse ia jep fëmijëve, them që kemi marrë një vendim të jashtëzakonshëm”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…