Erdoğan: Diplomacia e fuqishme nuk është opsion, por obligim për Türkiyen

“Ne jemi në ndjekje të mbrojtjes së interesave të Türkiyes duke përdorur të gjitha mjetet e diplomacisë dhe të gjithë elementët e fuqisë së fortë dhe të butë”, tha presidenti i Türkiyes


Nga Diyar Güldoğan

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se si një vend i vendosur në një pozicion të rëndësishëm gjeografik, për Türkiyen është një domosdoshmëri për të pasur një diplomaci të fuqishme, raporton Anadolu.

“E vendosur në zemër të tre kontinenteve, Türkiye nuk mund të jetë një vëzhgues i zhvillimeve. Të qenit e fuqishme në fushë dhe në tryezë nuk është një opsion për ne, është një detyrim”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim para ambasadorëve turq.

Ambasadorët u mblodhën në kryeqytetin Ankara për Konferencën e 14-të të Ambasadorëve për të diskutuar zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, tendencat globale, sfidat dhe mundësitë e fundit.

“Ne jemi në ndjekje të mbrojtjes së interesave të Türkiyes duke përdorur të gjitha mjetet e diplomacisë dhe të gjithë elementët e fuqisë së fortë dhe të butë”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Türkiye është kthyer në një “vend krijues i lojës” që ka lënë gjurmë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke theksuar se përfshirja e Türkiyes kërkohet në shumë çështje vendimtare dhe qëndrimi saj ndiqet nga afër.

Duke folur rreth luftës kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Türkiye nuk ka bërë asnjë hap prapa përballë grupeve terroriste, duke përfshirë grupet terroriste ASALA dhe PKK.

“Ne nuk e njollosëm pavarësinë dhe të ardhmen tonë në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.

Erdoğan theksoi se operacionet e Türkiyes do të vazhdojnë derisa të çrrënjoset i gjithë terrori që kërcënon integritetin territorial të Türkiyes, si dhe të Irakut. /Anadolu Ajansi

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…