Siguria publike kërkon politika gjithëpërfshirëse

Sistemi i organeve shtetërore dhe politikat në fushën e sigurisë


Nga Prof. Asoc. Dr. Bajram Yzeiri

Organet shtetërore përgjegjëse, për forcimin e nivelit të sigurisë, kanë ndërmarë disa ndryshime organizative në Policinë e shtetit, duke përforcuar strukturat vendore e njësitë e posaçme të shërbimit për turizmin, si dhe ato të luftës kundër krimit, sidomos atij ekonomik e kibernetik. Këto janë një zhvillim pozitiv i politikave të qeverisjes në fushën e rendit e sigurisë dhe duhen përshëndetur e mbështetur. Informacioni i pakët mbi këto zhvillime nuk mundëson të dimë, nëse po bëhet reformë e thellë mbi bazën e ndonjë studimi të përgatitur për gjëndjen e brëndëshme të Policisë e atë të sigurisë, të shoqëruar me programin apo strategjinë e zhvillimit; apo po bëhen vetëm disa ndryshime e forcime të pjesëshme organizative. Nëse është kjo e fundit, duhet të pranojmë se gjëndja e sigurisë nuk është ekzaminuar e diagnostikuar plotësisht dhe rruga e ndjekur nuk ndryshon nga politika e mëparëshme. Analizuar me kujdes ndryshimet e ndërmara, nuk janë plotësisht në harmoni me filozofinë e përcaktuar në dokumentat strategjik për sigurinë, (strategjinë e sigurisë kombëtare 2014-2020 që ende nuk është ripunuar dhe atë të sigurisë në komunitet 2021-2026); të cilat ia ngarkojnë përgjegjësinë e sigurisë, gjithë sistemit të organeve dhe orjentojnë zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse. Shprehur më thjeshtë, ndryshimet e ndërmara brënda Policisë së shtetit, janë vazhdim i politikave të mëparëshme, ku për 32 vjet siguria publike është konceptuar në mënyrë të njëanëshme, duke e identifikuar si përgjegjësi të një organi (Policisë së shtetit) dhe lënë jashtë vëmëndjes zhvillimin e unifikuar të sistemit me të gjithë mekanizmat shtetërorë e shoqërorë. Për të evituar përsëritjen e gabimeve të viteve të mëparëshme si dhe kontribuar sado pak në zhvillimin e ndryshimeve më të thella në sistemin e mekanizmave shtetërore dhe Policinë e shtetit, po sjell në vëmëndje disa mendime e sugjerime, si më poshtë. Në vlerësimin tim, ndryshimet duhen fokusuar tek

Sistemi i organeve shtetërore dhe politikat në fushën e sigurisë

Gjëndja e sigurisë publike lidhet me shkallën (nivelin) e mbrojtjes e garantimit të lirive e të drejtave themelore të njeriut nga ngjarje e burime të ndryshme të rrezikut. Ajo përfshin sigurinë individuale, të brëndëshme, të komunitetit, njerëzore etj dhe si e tillë ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj dhe është shumë e ndjeshme dhe e diskutushme në mjedisin ku jetojmë. Duke vlerësuar mekanizmin shtetëror, politikat e qeverisjes dhe efektivitetin e tyre në jetën e përditëshme, rezulton se ka përmirësim të dukshëm në tregusit sasiorë e cilësore të kriminalitetit e viktimizimit si dhe në vlerësimin (përceptimin) e opinionit publik; por problemi duhet analizuar më gjerë, duke konsideruar të gjithë faktorët dhe burimet e rrrezikut. Faktorët kompleksë që ndikojnë në burimet e ndryshme të rrezikut dhe gjëndjen e sigurisë si dhe problemet shumëdimensionale që ajo ka, shtrojnë nevojën e analizës më të thellë, duke u fokusuar së pari tek sistemi i organeve përgjegjëse e funksionimi i tyre dhe pastaj tek organet e veçanta siç janë Policia e shtetit e agjensì të tjera ligjzbatuse.

Disa probleme që mund të konsiderohen për forcimin e sistemit të sigurisë:

1. Konceptimi/standartizimi/vlerësimi i sigurisë dhe sistemit të organeve përgjegjëse.

Siguria si koncept, dukuri dhe gjëndje me rrezikshmëri shoqërore, që aktualisht përcaktohet e vlerësohet në kuptimin e ngushtë, duke iu referuar kriminalitetit, (sidomos atij të dhunshëm); ka nevojë të zgjerohet e standartizohet institucionalisht në nivel kombëtar, duke vlerësuar të gjitha pasojat e shkaktuara nga burimet e ndryshme të rrezikut (në kuptimin e gjërë); pra përveç krimit edhe ngjarjet aksidentale, fatkeqësitë natyrore, epidemitë etj të cilët rrezikojnë/dëmtojnë sigurinë individuale, atë shoqërore e shtetërore. Kjo do të krijonte një përfytyrim më të qartë e real të nivelit të sigurisë e faktorëve ndikues dhe ndihmonte në unifikimin dhe zhvillimin e politikave më efikase në këtë drejtim. Gjëndja dhe standartet e sigurisë, nuk janë thjeshtë problem i Policisë apo menaxhimit nga drejtusit e saj, por më i gjërë e kompleks; ku ndërthuren shumë organe shtetërore e organizma shoqërore, përfshi dhe sipërmarjen private. Në mënyrë figurative, sistemin e sigurisë mund ta paraqesim në formën e rrathëve, të cilët lidhen ngushtësisht midis tyre dhe përfshijnë: a) organet e pushtetit e administratës publike që marin vendime e zhvillojnë politika e shërbime publike në nivelin qëndror e atë vendor, b) organet e specializuara (të administratës), ku përfshihet Policia e shtetit dhe agjensi të ndryshme ligjzbatuse, që kanë përgjegjësinë për zbatimin e mbrojtjen e ligjit dhe afrimin e shërbimit të parandalimit, mbrojtjes e sigurisë, c) sipërmarja private, përfshi dhe në fushën e sigurisë; shoqëria me organizmat e saj, media dhe vetë qytetarët për mbrojtjen e të drejtave e lirive të individit, d) sistemi i drejtësisë, i cili jep drejtësi për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme civile, shkeljeve administrative, dënimin e autoreve të veprave penale dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura. Sistemi i organeve, kërkon unifikim e saktësim të përgjegjësive, autoriteteve, raporteve midis tyre, istrumentave të kontrollit dhe indikatorëve të vlerësimit. Fjala është për organet e larta shtetërore, ministrinë e brëndëshme e ministritë e tjera dhe ente të ndryshme; këshillat në nivelin vendor; organizmat kolegjiale, si komisionet parlamentare; këshilli/komiteti i sigurisë; organet e specializuara për mbrojtjen dhe zbatimin e ligjit, si Polici e shtetit, ajo e burgjeve, bashkiake, SHISH, mbrojtja nga zjarri, agjensia e mbrojtjes civile, e parandalimit të pastrimit të parave, krimit kibernetik etj; komitetet ndërministrore, për probleme të ndryshme të parandalimit të dukurive që ndikojnë në fushën e sigurisë e luftës kundër krimit të organizuar, drogës, mbrojtjen e mjedisit etj, si dhe këshillat e sigurisë vendore (KSV), të krijuara në vitet e fundit, të cilat kanë nevojë për forcim të pushtetit dhe vendimarjes.

2. Ngritja komitetit apo Agjensisë kombëtare, (në nivelin qëndror). Aktualisht mungon një organizëm i tillë për të analizuar e vlerësuar në mënyrë të unifikuar informacionin e kërcënimet; peshuar skenarët e vendimarjes si dhe kapacitetet operacionale e ato të kordinimit midis agjensive; paraqitur Kryeministrit, Presidentit dhe autoriteteve të larta shtetërore, në kohë reale peshën e kërcënimeve dhe vendimmarrjet respektive; si dhe punuar per formulimin e strategjisë të sigurisë kombëtare dhe harmonizuar atë me strategjitë e tjera sektoriale apo sipas fushave (të Mbrojtjes, sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit etj), monitoruar realizimin e objektivave sipas matricës së detyrimeve ndërinstitucionale në këtë fushë etj.

3. Rivlerësimi i planifikimit, (programeve e strategjive) dhe planeve të veprimit. Qëllimi është që planet të thjeshtohen sa të jetë e mundur e harmonizohen vertikalisht e horizontalisht dhe përcaktohen istrumentat e kontrollit e vlerësimit. Programet dhe planet e veprimit, duhet jo vetëm të jenë në harmoni e funksion të filozofisë së bashkëqeverisjes, por dhe ti japin prioritet politikave të parandalimit të krimit të dhunshëm (kundër jetës e pronës, familjes, sigurisë publike) dhe mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve.

4. Materjalizimi i ndryshimeve në legjislacion, duke miratuar një ligj të ri mbi, ‘’Organet dhe Autoritetet e sigurisë publike’’, i cili aktualisht mungon dhe ndikon në proçesin e bashkëpunimit dhe nxjerjes së përgjegjësive; si dhe ndryshuar e plotësuar ligjet ekzistuse, për Administratën shtetërore, Organet e qeverisjes vendore, Prefektin, Policinë e shtetit, Policitë e agjensitë e tjera ligjzbatuse, Policinë bashkiake, Rregullin e qetësinë publike, Mbrojtjen civile, armët, lëndët e substancat e tjera të rrezikshme, biznesin etj.

Zhvillimi i standarteve të Policisë së shtetit e agjensive të tjera të specializuara

Tashmë Policia e Shtetit është me status civil, e organizuar sipas modelit perëndimor, e centralizuar e profesionale dhe e aftë për të kryer misionin dhe përgjegjësitë e saj. Ajo ka dhënë prova për mbrojtjen e rendit e sigurisë dhe luftën ndaj krimit, forcimin e ligjit dhe autoritetit shtetëror, sidomos në periudha krizash e fatkeqësish që ka kaluar shteti e shoqëia jonë (vitet 1990 – 1992, 1997- 2001 dhe 2019 – 2021). Pyetja që shtrohet është, nëse janë ndryshimet organizative, çelësi i duhur për të zhvilluar (ngritur) nivelin e sigurisë? Përgjigjet, janë të ndryshme në vartësi të indikatorëve që përdoren dhe vlerësimit që u bëhet, faktorëve e tregusve të punës. Eksperienca e viteve tës mëparëshme, ka treguar se trajtimi i problemit (organizimit), si një çështje e brëndëshme (e mbyllur) dhe fokusimi tek ndryshimet organizative (rregullim i strukturave e përgjegjësive, lëvizje e drejtusve e punonjësve etj); duke lënë jashtë vëmëndjes problemet dhe masat e tjera të rëndësishme për zhvillimin e standarteve institucionale; nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar.  Për sa më lart, problemi kërkon studim dhe analizë më të thellë e objektive, sepse përveç organizimit që mund të realizohet lehtë, do të duhet të zbuten e zgjidhen të gjithë faktorët e shkaqet që ndikojne në pasigurinë, koruptimin e demotivimin e personelit, për të çliruar energjitë dhe motivuar punonjësit në kryerjen e detyrave. Ndryshimet doemos që do sjellin përmirësime, por keto nuk mund të jenë cilësore në standartet e organizatës dhe veprimtarinë e saj, nëse nuk do gjënden e përdoren instrumentat e duhur për të shtuar përkushtimin dhe rendimentin e punonjësve në punë. Zhvillimmi i nivelit të sigurisë, kërkon ndryshime cilësore si brënda organizatës e veprimtarisë të saj, ashtu dhe në sistemin e mekanizmit shtetëror që ka përgjegjësi për sigurinë, të shprehur më lart. Në vlerësimin tim, Policia e shtetit vuan më shumë nga sëmundja e; ‘’ Dëmtimit të vlerave (gjakut), parimeve të veprimtarisë dhe sigurisë brënda saj’’; si dhe ‘’ Drejtimi (politik e profesional) jo koseguent e i përgjegjshëm’’, se sa nga çorganizimi.

Dëmtimi i vlerave, parimeve të veprimtarisë dhe sigurisë brënda rradhëve të saj

Në ndryshim nga vlerat e larta morale, profesionale, atdhedashëse e të besnikërisë ndaj ligjit që kanë treguar punonjësit e kësaj organizate për 32 vite, duke rënë në krye apo për shkak të detyrës 421 punonjës; në veprimtarinë e përditëshme është përhapur sëmundja e abuzimit në detyrë e shprehur me veprime koruptive, pasivitet e indiferencë në detyrë, dhe në jo pak raste duke bashkëpunuar me krimin për të përfituar. Këtë sjellje e ka nxitur edhe shëmbulli i zyrtarëve të shtetit e punonjësve të drejtësisë në mjedisin e jashtëm; por shkaku kryesor do kërkuar brënda Policisë, tek drejtimi, kontrolli e sidomos qëndrimi tolerues ndaj këtij fenomeni. Politikat e zbutura për rekrutimin dhe pastrimin e rradhëve të Policisë, kanë kompromentuar integritetin dhe sjellë pasiguri e mosbesim brënda rradhëve të Policisë, ç’ ka do të duhet shumë punë për ti kthyer e përforcuar këto vlera në motivuse. Lidhur ngushtë me vlerat, parimet dhe besushmerinë në to, është dhe siguria juridike e punonjësve, për plotësimin e të drejtave të dhëna nga ligji (ushqimi, strehimi e ndonjë e drejtë tjetër nuk respektohen); vëndin e punës dhe zhvillimin e karierës; si dhe shpërblimin e punës, në raport me rrezikshmërinë që paraqet lufta kundër krimit.

Drejtimi jo efiçent e profesional e në mjaft raste edhe i gabuar nga organet drejtuse në ministri e Polici

Edhe pse organet drejtuse në ministri dhe Policinë e shtetit nuk e pranojnë këtë, mendoj se ato janë përgjegjëse për zhvillimin e politikave dhe zbërthimin e zbatimin e tyre në veprimtarinë praktike. Mjafton të kujtoj disa prej tyre, si: Mos realizimin plotësisht të objektivave për zhvillimin e reformës së planifikuar në vitin 1999 (shndrimi i Policisë në një shërbim publik civil) dhe të tjerave në vazhdim, sipas ligjit organik e programeve të miratuara, e cila ka cënuar parimet e organizimit, depolitizimit, demilitarizimit, decentralizimit dhe trasparencës. Mosnjohja nga ekipet drejtuse në ministri e Polici e programeve dhe parimeve të reformës dhe interpretimi i tyre sipas interesave të çastit, ka ndikuar në cënimin e parimeve të rëndësishme dhe bërjen e ndryshimeve organizative të pa nevojshme. Mungesën e stabilitetit brënda organizatës dhe rradhëve të Policisë, për shkak të ndryshimeve të shpeshta organizative dhe ndryshimit të drejtimit duke nxitur krijimin e ekipeve, mbi bazën e njohjes, shoqërisë e anësisë politike dhe levizjeve pa kriter të personelit. Prej disa vjetësh personeli po përjeton gjëndje jo të mirë për të mos thënë krizë, sidomos në nivelin e mesëm e atë të lartë drejtues, ku niveli arsimor e profesional është heterogjen, (shumë drejtues me diploma B e grada të dhuruara). Dobësimin e strukturave të luftës kundër krimit, të cilat në ushtrimin e funksioneve të policisë gjyqësore i kushtojnë vëmëndje administrimit të krimit të ndodhur e shumë pak zbulimit për zbardhjen e krimeve të rënda e atij të organizuar. Metoda e lënies së përgjegjësisë, prokurorisë dhe gjykatës, e inkurajuar edhe nga drejtimi në ministri, ka justifikuar paftësinë dhe punën e dobët të strukturave përgjegjëse; ç’ka duhet flakur, duke ndryshuar përgjegjësitë, proçedurat dhe metodologjinë. Rendimenti i ulët i Policisë gjyqësore në luftën kundër krimit, për shkak të problemeve në organizim, nivelit arsimor e profesional, mënyrës së drejtimit dhe istrumentave të vlerësimit. Mospërfshirja në reformën e sistemit të drejtësisë dhe vonesa në vetingun brënda Policisë, ka dëmtuar integritetin dhe frymën e luftës kundër krimit. Shpresoj që organet përgjegjëse të kenë programuar gjithcka që duhet për kurdisjen e orës të strukturave kundër krimit, duke organizuar veprimtarinë mbi bazën e inteligjencës, fuqizuar deri në 50% personelin; larguar inaktivët, të paaftët e inkriminuarit dhe aplikuar shpërblimin mbi pagën bazë për punonjësit e suksesshëm. Mungesën e vullnetit për ndryshimin e kritereve të vlerësimit të zbulushmërisë së krimit. Ende Policia vazhdon të raportojë në mënyrë fiktive dhe mburet me fuqinë zbuluse ‘’të lartë’’, deri ne 85 % dhe ministria e organet e tjera kënaqen, duke e ditur që shumica e veprave janë të vetëzbuluara dhe mbi 1/3 e ngjarjeve që raportohen të zbuluara, pezullohen për zbulimin e autorit nga prokuroria. Konformizmi midis dy organeve, ‘’për të mos e trazuar shejtanin’’, ka krijuar pasivitet, mungesë vullneti e përkushtimi dhe ndikuar negativisht në zbulimin e krimit të rëndë e atij të organizuar. Nëse ekziston vullneti për ti konsideruar, këto e të tjera mangësi në sistemin e organeve shtetërore të sigurisë dhe Policinë e shtetit në veçanti, si dhe në politikat e zhvillimit dhe menaxhimin e nivelit të lartë; do të përbënin drejtime e alternativa pune për zhvillimin e standarteve institucionale dhe paramentrave të sigurisë individuale e asaj publike. Forcimi i ligjit dhe kapaciteteve në fushën e sigurisë, nuk arihet duke bërë thjeshtë disa ndryshime organizative në një organ të vetëm (Policinë e shtetit). Ai kërkon; krijimin e një sensi urgjence, që organet shtetërore dhe shoqëria të dalin jashtë ambjentimit dhe adresojnë e kapërxejnë pengesat kryesore; zhvillimin e gjithë mekanizmit shtetëror dhe institucioneve të sigurisë; menaxhimin efiçent të sektorit të sigurisë; forcimin e trasparencs dhe marrëdhënieve me shoqërinë, sipërmarjen e lire e qytetarët dhe ngritjen e rrjetit monitorues të sigurisë, me studiues që mund të kontribojnë në fushën e sigurisë.

Burimi: Shtetiweb.org

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…