UNDP Albania: 3305 qytetarë në nevojë kanë përfituar ndihmë juridike falas

UNDP bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë, gjykatat e rretheve gjyqësore, bashkitë, shoqërinë civile, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe partnerë të tjerë të komunitetit.


Vetëm gjatë 7 muajve të parë të 2023, 3305 qytetarë në nevojë kanë përfituar ndihmë juridike falas në më shumë se 36 komunitete rurale, urbane dhe suburbane në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Peshkopisë, Elbasanit, Durrësit, Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Pogradecit dhe Korçës.

Nëse keni nevojë për ndihmë juridike, drejtohuni pranë Qendrave të Shërbimit Juridik Parësor Falas në:

– Kukës: Rruga “Eksod 99”, Godina e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kati i parë
– Berat: Rruga “Antipatrea”, brenda ambienteve të Bashkisë
– Dibër: Rruga “Tercilio Kardinali” pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
– Vlorë: Sheshi: 4 Heronjtë, brenda ambienteve të bashkisë
– Korçë: Ish-Gjykata e Apelit, Bulevardi “Fan Noli”, 55
– Pogradec: Bulevardi “Rreshit Çollaku”, Lagja 2, brenda ambienteve të Bibliotekës “Mitrush Kuteli”
– Gjirokastër: Bulevardi “18 Shtatori”, brenda ambienteve të Pallatit të Sportit
– Shkodër: Rruga “Don Bosko” në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
– Lezhë: Lagjja “Skënderbeg”, Sheshi “Gjergj Kastrioti” pranë Bashkisë
– Fier: Rruga “Ramiz Aranitasi”, në ambientet e Këshillit të Qarkut
– Durrës: Lagjja Nr.2, Rruga: “Aleksandër Goga” në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
– Elbasan: Rruga “28 Nëntori” në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Përmes mbështetjes së Projektit “Zgjerimi i shërbimeve juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”– EFLAS që zbatohet nga UNDP në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë me mbështetje financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, 24 juristë të 12 qendrave të shërbimit të ndihmës juridike falas, pjesë e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, dhe 16 organizata të shoqërisë civile po ofrojnë shërbime të ndihmës juridike falas.

Shërbimet juridike përfshijnë këshillim, orientim ligjor për ata që përballen me diskriminimin, mbështetje ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, mbështetje ndaj personave me aftësi të kufizuar, anëtarëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian, ofrimin e këshillave ligjore për çështjet e pensionit, pronave, dhe më shumë. Ne besojmë se të gjithë meritojnë akses të barabartë në drejtësi dhe UNDP është e përkushtuar të mbështesë qytetarët që nuk mund të përballojnë shërbimet ligjore të kenë një zë në sistemin e drejtësisë.

UNDP bashkëpunon ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë, gjykatat e rretheve gjyqësore, bashkitë, shoqërinë civile, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe partnerë të tjerë të komunitetit.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…