Osmani dhe Hovenier flasin për zbatim të marrëveshjes së Bratislavës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka priturt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.
“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /KosovaPress/