Balla: Shqipëria e dyta pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve në qershor 2023
Shqipëria vjen e dyta pas Arabisë Saudite për sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.
Shqipëria vjen e dyta pas Arabisë Saudite për sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.
Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai, duke iu referuar statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit, nënvizon se në qershor të vitit 2023, Shqipëria është renditur e dyta pas Arabisë Sauditë për rritjen e numrit të turistëve.
“Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, SHQIPËRIA renditet e dyta në botë pas Arabisë Saudite për rritjen e numrit të turistëve për këtë vit deri në muajin qershor 2023. Shikoni renditjen botërore”, shkruan Balla, ndërsa i bashkëngjit adresën elektronike të publikimit të Organizatës Botërore të Turizmit.