Rama: Italia aleati ynë më i besueshëm!

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin italian “La7”, u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen që Italia i jep vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin italian “La7”, u ndal te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen që Italia i jep vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Pyetjes se si e sheh Italinë e drejtuar nga Giorgia Meloni, Rama iu përgjigj: “Italia është Italia, qoftë ajo e Giorgia Meloni-t, apo e Romano Prodi-t, Silvio Berlusconi-t, apo ajo e Mario Draghi-t.

“Italia mbetet gjithmone Italia, me problemet e saj që të gjithë përpiqen t’i zgjidhin dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Unë jam socialist, por përveçse jam një socialist, unë jam një vëlla i vjetër i Italisë, dhe kështu ndihem shumë afër Xhorxhias dhe më duket se ajo është një motër e re e Shqipërisë. Ne kuptohemi shumë mirë, nuk ka lidhje nëse je socialist apo demokrat apo i ndonjë prirjeje tjetër, duhet të bëhen ato zgjedhje që i duhen vendit pa rënë në kurthin e ideologjive, se ashtu nuk shkon dot askund”, u shpreh Rama.

Lidhur me integrimin në Bashkimin Europian, Rama tha se “ne kemi lindur me këtë ëndërr, e për herë të parë në historinë tonë të qindra vjetëve, ne na është dhënë mundësia të zgjedhim”.

“Deri dje ishin të tjerët që zgjidhnin për ne, perandori, regjime, diktaturë dhe me radhë. Për herë të parë na ka takuar që ne të zgjedhim dhe zgjedhja jonë është shumë e qartë. Duam të jemi pjesë e Evropës, është ëndërra jonë dhe jemi vendi më eurooptimist i kontinentit. Sot për sot, mbase jemi si të dashuruar që duam të martohemi me çdo kusht, mbase më vonë gjërat mund të bëhen më komplekse. Por për momentin duam të jemi pjesë e Evropës, dhe Italia është aleati më i qenësishëm i yni. Dhe Giorgia kur shfaqet dhe flet në skenën ndërkombëtare, duket më e gjatë se unë. Ne do të vazhdojmë me aleancën tonë, do të vazhdojmë me këtë miqësi, Italia është aty për ne dhe ne ndihemi të bekuar që jemi afër jush”, tha Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi po ashtu edhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. “Ajo është kaq e respektuar dhe më duket se është surpriza më e madhe për klubin euroatlantik, që qartësisht nuk e priste, dhe tani gjendet përballë kësaj gruaje që ka një karizmë, që është e pabesueshme”, theksoi Rama.

I pyetur mbi përballjen e Europës me fluksin e emigrantëve në detin Mesdhe, Rama tha se ky është një problem i vjetër.

“Ky është një problem i vjetër, i qartë, për fat të keq pasqyron një Evropë që nuk arrin të shikojë gjithmonë drejt, dhe kthehet në anën tjetër kur ka çështje të nxehta si këto dhe çfarë bën në këtë rast? Ia lë çdo gjë Italisë! Fakti që Italia është vendi i parë i ankorimit në tokë, nuk mund të bëhet mallkim për një vend të tërë. Dhe nëse Evropa është e bashkuar, nëse Evropa është e përbashkët, ky është një problem për Evropën dhe jo një problem thjesht për Italinë. Këtë ju e dini, e keni thënë për vite, po nuk është e lehtë, sepse Evropa shpeshherë është e zonja të japë leksione dhe të bējë moral, kur nuk është nevoja të vendosësh fytyrën. Dhe kur e vendos fytyrën Italia, disa kthehen në anën tjetër dhe rikthehen vetëm për të bërë moral”, përfundoi Rama.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.