Kredia për biznesin, 64.5% të portofolit të huasë së sektorit bankar
Kredia për biznesin vazhdon të jetë dominuese në strukturën e portofolit të bankave shqiptare.
Kredia për biznesin vazhdon të jetë dominuese në strukturën e portofolit të bankave shqiptare.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia në segmentin e biznesit përbën 64.5 % të portofolit të kredisë së sektorit bankar, ndonëse pesha e portofolit të biznesit ka pësuar rënie krahasuar me nivelin prej 66.9 % që përbënte në fund të vitit të kaluar.
Sipas BSH-së, kreditimi i bizneseve u rrit në muajin maj me 15.4 miliardë lekë, me rritje prej 10 % në krahasim me muajin e mëparshëm dhe 13 % më shumë se maji i një viti më parë.
Ndërsa për 5-mujorin (janar-maj) huaja e re që është dhënë për të gjithë sektorët e bizneseve ishte 67 miliardë lekë.
Në segmentin e kredisë për biznesin, ka një raport të kredive me probleme më të lartë krahasuar me atë të individëve. Sipas të dhënave të raportit të mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për individët në fund të vitit 2022 ishte 3.8 %, ndërsa për bizneset ishte 6 %. /ATSH