Promovimi i Shqipërisë turistike nga blogerët

8 vendet ku propozohet për të udhëtuar


Vetëm në më pak se një minutë, dy aventurierë nga Italia, zbulojnë perlat natyrore të Shqipërisë. Kaq mjafton për t’u parë nga mijëra ndjekës së tyre në Instagram dhe për të marrë një ngacmim që të vijnë për t’i prekur vetë nga afër.

“Due Zaini in Viaxhio” më këtë emër në Instagram, dy blogerët Noemi Santuçi dhe Lorenzo Çenaki, zbulojnë dhe sugjerojnë për të vizituar me patjetër 8 destinacione.

E nisin me Thethin, me Alpet e bukura dhe ujvarën e njohur. Për të kaluar jo shumë larg, por në Shkodër, në syrin e Sheganit. Një mrekulli natyrore!

Destinacioni i tretë është Tirana, me bunkerët e saj e të njohur që rrëfejnë historinë e diktaturës në Shqipëri për të gjithë të huajt. Pas Tiranës, radhën e ka Riviera e Jugut, konkretisht me plazhin e Porto Plaermos, me ujrat e kristaltë dhe me kalanë e bukur të Porto Palermos.

Pas Porto Palermos, dy udhëtarët zgjedhin të shkojnë në Sarandë dhe të sugjerojnë nga aty ‘Syrin e Kaltër’, një monument i natyrës. Por nuk mund të largohesh dot nga Shqipëria pa parë qytetin muze të Unesco-s, Gjirokastrën, me shtëpitë karakteristike unikale.

Rradhën e ka Përmeti, me banjat termale, dhe në fund sugjerimi mbyllet me Ksamilin që është kosnideruar si një “Maldive e Ballkanit”.

E në fund, kjo video e shkurtër, por që përmbledh destinacionet kryesore të Shqipërisë, mbyllet me një pyetje ndaj 72 mijë ndjekësve: Ju kë do të vizitoni?

Lexo më shumë nga

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha