E ftuar nga Rama, Giorgia Meloni viziton sot Vlorën

Kryeministrja italiane është ftuar nga Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të vizitojë sot Vlorën. Sipas një informacioni paraprak, thuhet se ajo mund të vizitonte qytetin bregdetar me një mjet privat.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero” sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

“Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”.

Pyetjes a është Giorgia trashëgimtare e Berluskonit, Rama iu përgjigj se: “Giorgia është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti”.

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…