Franca nën pushtetin e flakëve!
Shtatëmbëdhjetë zjarrfikës pësuan lëndime të lehta, por deri më tani nuk raportohet për viktima.
Një zjarr i madh përfshiu kampet e pushimeve në Francë, pranë kufirit me Spanjën, duke detyruar më shumë se 3000 persona të evakuohen me shpejtësi.
Zjarrfikësit morën situatën nën kontroll, por ende rreziku vijon i lartë, ndërsa i gjithë vendi është shkrumbuar totalisht. Rreth 450 zjarrfikës të mbështetur nga avionët e mbikëqyrjes po luftojnë ende me flakët në zonën më të goditur.
Zjarri shpërtheu dhe përfshiu 500 hektarë afër fshatrave Saint-Andre dhe vendpushimin bregdetar të Argeles. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë, thatësirës dhe erërave të forta.
TShtatëmbëdhjetë zjarrfikës pësuan lëndime të lehta, por deri më tani nuk raportohet për viktima.ridhjetë shtëpi mbetën të dëmtuara, së bashku me një magazinë dhe qendrat e kampeve për turistët.
Disa rrugë u mbyllën dhe shërbimi i trenit në kufirin spanjoll u pezullua për disa orë.
Në kufi me Spanjën, rajoni Pyrenees-Orientales është prekur më keq se çdo rajon tjetër francez nga thatësirat shkatërruese.
Top Channel