Një Kinë e bukur është një Kinë për të gjithë

Gjatë dhjetë viteve të fundit qeveria kineze ka investuar më shumë se 14 miliardë USD për të mbështetur ndërtimin e infrastrukturës mjedisore

default

Nga Dr. Enriko Ceko

Dita Kombëtare e Ekologjisë në Kinë është data 15 Gusht. Në këtë vit, kjo datë për Kinën dhe popullin e saj vjen me shumë arritje dhe rezultate të pakrahasueshme me ndonjë komb a shtet tjetër. Masat e marra vite me parë për mbrojtjen e mjedisit si (1) përmirësimi i mjedisit ekologjik, me synimin e ndërtimit të një Kine të bukur dhe synimet e viteve që vijnë si për shembull (2) arritja e neutralitetit të karbonit në 2060, (3) shndërrimin e Nismës “Një brez, një rrugë” në një model të ekonomisë së gjelbër dhe financave të gjelbra, etj., janë vetëm disa nga themelet e punës për të bërë Kinën e Shekullit 21 dhe në vazhdim një vend ku njeriu dhe mjedisi të jenë në harmoni të qendrueshme, duke përmirësuar në vazhdimësi cilësinë e jetës së qytetarëve dhe duke u lënë brezave në mënyrë të vazhdueshme një mjedis ku toka, uji dhe ajri të jenë të pastër dhe të aftë të gjenerojnë qendrueshmëri në zhvillimin politik, ekonomik dhe social.

default

CFP

Për një ndër ekonomitë më të mëdha në botë, sipas Presidenti Xi Jinping, “vitet e ardhshme do të jenë një periudhë vendimtare për ndërtimin e një Kine të Bukur, e cila duhet të vendoset në një pozicion të spikatur në ndërtimin e një vendi të madh modern socialist në të gjitha aspektet dhe avancimin e përtëritjes kombëtare. Vendi duhet të mbështesë zhvillimin me cilësi të lartë me një mjedis ekologjik me cilësi të lartë dhe të promovojë modernizimin që shfaq bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës, dhe kjo duke marrë parasysh edhe ndryshimet historike, transformuese dhe gjithëpërfshirëse që Kina ka arritur ndër vite”, por që janë vetem themeli i punës së ardhëshme në lidhje me mjedisin dhe mbrojtjen e tij, pasi tashmë synohet “një perspektivë më e gjerë dhe përpjekje edhe më të forta në planifikimin dhe avancimin e mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore, duke nisur një udhëtim të ri dhe duke shkruar një kapitull të ri të ruajtjes ekologjike në epokën e re”.

Thënia “ujërat e kthjellët dhe malet e harlisur janë pasuri të paçmueshme” ka shërbyer si busull orientuese për popullin kinez në ruajtjen e mjedisit, zhvillimin e gjelbër dhe promovimin e transformimit gjithëpërfshirës të gjelbër të zhvillimit ekonomik e social.

Këshilli Shtetëror Kinez në fillim të vitit 2023 lëshoi një Letër të Bardhë, në të cilën theksohej se “e gjelbra është tipari përcaktues i Kinës në epokën e re dhe zhvillimi i gjelbër paraqet rrugën kineze drejt modernizimit”.

“Modernizimi kinez”, një term kyç që përcakton udhëtimin e Kinës drejt përtëritjes, i cili nënvizon harmoninë midis njeriut dhe natyrës, është përmendur për herë të parë në një raport për Kongresin Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës në tetor 2022, si plani madhor për ndërtimin e një vendi socialist – modern.

default

CFP

Gjatë dhjetë viteve të fundit qeveria kineze ka investuar më shumë se 14 miliardë USD për të mbështetur ndërtimin e infrastrukturës mjedisore dhe ka shpenzuar edhe rreth 28 miliardë USD të tjera për kompensimin e mbrojtjes ekologjike gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016 – 2019).

Në lidhje me faktorët e prodhimit, Kina tashmë ka kaluar në një fazë ku iniciativa sipërmarrëse, inovacioni dhe krijueshmëria janë shfaqur me më shumë intensifikim, duke qenë më shumë produktivë se sa shfrytëzimi ekstensiv i tokës, punës dhe kapitalit. Kjo është pikërisht ajo që filozofët e sistemeve politike dhe ekonomike kanë parashikuar për epokën tonë dhe epokën e re që është duke ardhur, një epokë në të cilën atje ku sistemi fuqizon njerëzit dhe njerëzit forcojnë systemin, harmonia e njeriut me mjedisin është parësore. Si rezultat i këtij ndryshimi në qasjen ndaj faktorëve të prodhimit Kina është tashmë prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të energjisë së pastër. Në vitin 2021, vlera e prodhimit të industrisë së ruajtjes së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit tejkaloi 1.13 trilion dollarë.

Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve, shitjet e automjeteve me energji tërinovueshme, prodhim kinez, arritën në 6.89 milionë njësi në vitin 2022, një rritje nga viti në vit prej 93.4 për qind, duke u renditur në krye të botës për tetë vjet rresht për këtë aspekt.

Në kontekstin global, përpjekja e Kinës për zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët ka dhënë një kontribut të prekshëm në adresimin e ndryshimeve klimatike.

default

CFP

Në vitin 2020, vendi propozoi objektivin e tij strategjik për arritjen e pikut të përdorimit të karbonit deri në vitin 2030 dhe për t’u bërë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060. Hendeku nga kulmi në emetimet neto zero në Kinë është vetëm 30 vjet, krahasuar me hapësirën 70-vjeçare të vendeve evropiane, duke marrë parasysh këtu edhe rolin që ka ekonomia e KInës në rang global, krahasuar me atë të vendeve të tjera, kur edhe rritja mesatare vjetore ekonomike prej 6%, në dhjetë vitet e fundit ka qenë një mrekulli e makinës ekonomike kineze, kur pjesa tjetër e botës mezi arriti të mbetej në kufijtë 1 – 3%.

Përveç trajtimit të ndryshimeve klimatike, Kina ka kryer gjithashtu në mënyrë proaktive bashkëpunimin ndërkombëtar të gjelbër.

Në vitin 2019, Koalicioni Ndërkombëtar i Zhvillimit të Gjelbër, Nisma një Brez dhe një Rrugë, u krijua për të promovuar konsensusin ndërkombëtar dhe veprimet e përbashkëta për zhvillimin e gjelbër përmes dialogut dhe shkëmbimit, kërkimit të përbashkët, ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit industrial, duke tërhequr më shumë se 150 partnerë kinezë dhe të huaj nga më shumë se 40 vende.

Parë në këtë aspekt dhe duke patur për bazë këndvështrimin e Xi Jinping për këtë çështje që përmblidhet në katër pika referimi, (1) njerëzimi dhe natyra i përkasin të njëjtës bashkësi jetësore, (2) përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve vjen vetëm nga malet dhe lumenjtë e gjelbër, që janë male argjendi dhe lumenj floriri, (3) një mjedis i shkëlqyer ekologjik është një pjesë e domosdoshme e jetesës dhe mirëqenies së njerëzve dhe (4) peizazhet, pyjet dhe liqenet janë bashkësia e jetës, tashmë populli kinez synon përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërenduese për një Kinë të bukur dhe një botë më të mire, duke ruajtur fokusin strategjik në ndërtimin e qytetërimit ekologjik, duke kërkuar një ekuilibër dinamik midis qëllimeve të shumta si përfitimet mjedisore, ekonomike dhe sociale, dhe duke promovuar një zhvillim ekonomik me nivel dhe me cilësi të lartë.

default

CFP

Për këtë, konkretisht në vend (1) janë të agazhuara më shumë se 40,000 njësi të kontrollit mjedisor, për të frenuar me vendosmëri projektet me konsum të lartë energjie, (2) janë eliminuar rreth 300 milion ton çelik, 400 milion ton çimento dhe 150 milion paleta me xham, (3) numri i kaldajave dhe furrave me qymyr në mbarë vendin është reduktuar nga gati 500.000 në më pak se 100.000, duke reduktuar përdorimin e qymyrit me mbi 400 milion ton, (4) rreth 37 milionë familje rurale kanë përfunduar trajtimin e lirshëm të qymyrit, duke ulur konsumin e tij me mbi 70 milionë tone, (5) më shumë se 1,030 gigavat njësi gjeneruese me energji qymyri kanë përfunduar rinovimin me emetim ultra të ulët, (6) 680 milionë tonë kapacitet prodhues hekuri dhe çeliku kanë përfunduar ose janë në proces të përfundimit të rinovimit me emetim ultra të ulët dhe (7) janë eliminuar më shumë se 30 milionë automjete të vjetra me emetim të lartë.

CFP

Të tëra këto nuk janë thjesht punë, investime, kosto politike, ekonomike dhe financiare dhe përkushtim. Në fakt janë një paketë e plotë cilësore mjedisore jo vetëm për popullin e Kinës, por janë një kontribut për të tërë njerëzimin, sepse një Kinë e bukur dhe e fortë sot është një Kinë për të gjithë nesër.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.