“Mokra n’Fest”
Festa do të nisë në 18 gusht, në mbrëmje, ora 20:00 dhe vazhdon edhe më 19 gusht.
Nga Edlira Ruzi, ATSH
Bashkia e Pogradecit është gati për festën që do të zhvillohet së shpejti në Mokër.
Këtë vit “Mokra n’Fest” do të ketë dy momente të paharrueshme.
Festa do të nisë në 18 gusht, në mbrëmje, ora 20:00, ku grupe të rinjsh nga Pogradeci, Korça, Librazhdi etj. do të kalojnë natën pranë urës së Golikut.
Organizatorët kanë prgramuar të ketë karaoke, muzikë live, vëzhgim të qiellit me teleskop etj. Nata do jetë e gjatë dhe me muzikë, për të pritur ditën e madhe të festës.
Më 19 gusht, ora 10.00, do të nisë koncerti, do të zhvillohen ekspozita, gatime, sporte ujore, hipizëm, lojëra për fëmijë e shumë të tjera.
Organizatorët ftojnë të gjithë të bëheni pjesë e festës së madhe mokrare, kur mokrarët dhe jo vetëm bëhen bashkë e festojnë së bashku. /ATSH