TIKA mbështet zhvillimin e bletarisë në Shqipëri

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pajisje për dhjetëra bletarë në Shqipëri


Nga Ergys Kavaja, Anadolu Ajansi

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka realizuar shpërndarjen pajisjeve dhe materialeve të ndryshme për dhjetëra bletarë në Shqipëri, raporton Anadolu.

Në shpërndarjen e tyre në Bashkinë Vau i Dejës, në Qarkun e Shkodrës, ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, shefi i Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Lindore në TIKA, Muhammed Ünal, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan dhe bletërritës.

Ambasadori i Türkiyes, Atay, gjatë fjalës për të pranishmit tha se populli turk do të jetë gjithmonë pranë popullit shqiptar.

“Dua të theksoj që populli turk ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë pranë popullit shqiptar, ashtu si dhe ju na jeni gjendur në ditët tona të vështira. Të urojmë dhe shpresojmë së bashku që të kemi më shumë ditë të lumtura dhe të gëzuara për të festuar së bashku”, u shpreh ambasadori Atay.

Në një prononcim për Anadolu, Ünal tha se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Ballkan.

Ai theksoi se kryejnë projekte për bletarinë dhe prodhimin e mjaltit në kuadër të rritjes së efikasitetit të prodhimit për familjet që jetojnë në zonat rurale dhe sigurojnë jetesën nga bujqësia.

“Ne po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Kombëtare të Bletarisë në Shqipëri për të ofruar pajisje plotësuese dhe komplete fillestare, veçanërisht trajnime për bletarinë dhe sëmundjet e bletëve në Shqipëri. Sot u mblodhëm për të dorëzuar pajisjet për 69 bletarët që jetojnë në bashkitë Pukë dhe Vau i Dejës, të Qarkut të Shkodrës. Me projektin synohet të lehtësohet rënia e prodhimit për shkak të ndryshimeve klimatike, duke rritur shumëllojshmërinë e produkteve”, tha Ünal.

TIKA ka mbështetur 69 familje që merren me bletarinë me pajisje të ndryshme për koshere dhe materiale të tjera.

Burimi: Anadalu Ajanci

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…