Ambasadori gjerman: GIZ, kontribut të rëndësishëm në modernizimin e Shqipërisë
Ambasadori Karl Bergner vizitoi zyrat e GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) në Tiranë.
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner vizitoi dje zyrat e GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) në Tiranë.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi sot se, GIZ po jep një kontribut të rëndësishëm në modernizimin e Shqipërisë dhe përafrimin e saj me BE-në.
Një temë e rëndësishme këtu është zhvillimi i qëndrueshëm urban.
Ambasadori Bergner mori si dhuratë kopjen e parë të printuar të Hartës së Linjave të Transportit Urban në Tiranë, e cila mund të aksesohet edhe në internet në adresën https://tinyurl.com/tirana-al.
?? | Ambasadori Karl Bergner vizitoi dje zyrat e GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) në Tiranë. GIZ po…
Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Wednesday, August 16, 2023