58 vjet më parë nisi këmbimi i “Lekut të vjetër” me “Lekun e ri”

Më 16 gusht të vitit 1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër lek me monedhën e re lek


Më 16 gusht të vitit 1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër lek me monedhën e re lek. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lek, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhat metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964.

Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 10-lekëshe vazhdoi ta quante 100-lekëshe. Për të ndryshuar këtë mendësi që na shoqëron që nga reforma monetare e vitit 1965, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut me temë “As i vjetër e as i ri, jam thjesht lek!”. Kjo fushatë, synon t’i tërheqë vëmendjen publikut për leximin e drejtë të vlerës nominale të shkruar në monedhat dhe kartëmonedhat kombëtare lek, pa shtuar 0 apo përcaktues të panevojshëm si “i ri” apo “i vjetër”

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.