“Gusht e n’Festë”

Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë morën pjesë në çeljen e eventit “Gusht e n’Festë”, në Gramsh.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj po zhvillojnë sot një vizitë në Gramsh, ku morën pjesë në çeljen e eventit “Gusht e n’Festë”.

Kjo festë risjellë ngjyrat dhe harenë për banorët e Gramshit, teksa shërben dhe si një ftesë për turistët të cilët mund të njihen me shumë nga destinacionet turistike që ka kjo bashki.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit mbajti dhe një fjalë përshëndetëse për të gjithë të pranishmit, ku e konsideroi “Gusht e n’Fest” si një mundësi promovimi për potencialin turistik të Gramshit.

“Dua që së bashku me ju ta përcjell këtë festë të bukur tuajën te çdo familje shqiptare” – tha në fjalën e tij Presidenti.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Gramshi i ka të gjitha kushtet për të zhvilluar edhe më tej turizmin e qëndrueshëm, një turizëm që teksa ofron më të mirën për vizitorët e bën këtë duke mbajtur parasysh perspektivën e zhvillimit të zonës, duke respektuar natyrën, traditat, e mbi të gjitha komunitetin.

Në aktivitetet e organizuara përgjatë “Gusht e n’Fest” është dhe panairi i kulinarisë dhe artizanëve. Prodhimet vendase të zonës janë jo vetëm pjesë e pasurisë kulinare të Gramshit, por edhe një pikëtakim mes trevave shqiptare.


Duke vlerësuar panairin, Presidenti Begaj e cilësoi atë si nismë interesante të bashkisë së Gramshit për të promovuar zejet dhe punimet artizane te zonjave duararta gramshiote. “Për ne, mbështetja e trashëgimisë kulturore nënkupton promovimin dhe vënien në dukje të rëndësisë së saj”, shtoi ai.

Për Kreun e Shtetit është e rëndësishme jo vetëm njohja e traditës kulinare, agroturistike apo kulturore, por edhe ruajtja, vlerësimi dhe nxitja që ajo të mos humbasë dhe të përcillet te brezat e rinj.

Përgjatë qëndrimit në qytetin e Gramshit, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë u përfshinë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e “Gusht e n’Fest”. Pjesë e vizitës së Presidentit ishin edhe Kanionet e Holtës.

“Gusht e n’Fest” do të zhvillohet përgjatë 4 ditëve (17-20 gusht) në Gramsh, duke promovuar atraksionet kryesore turistike të zonës si kanionin e Holtës, liqenin e Banjës, liqenin e Dushkut etj.

Promovimi i produkteve vendase, kulinarisë së zonës e artizantit është po ashtu në fokus të këtij aktiviteti.

Zërat më të njohur të muzikës shqiptare si Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi etj do të performojnë po ashtu për të gjithë ata që zgjedhin Gramshin në këto ditë gushti.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.