Zhvillimi i gjelbër i Kinës në epokën e re

Qeveria kineze në të gjitha nivelet ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërenduese për t’i bërë të vërteta qëllimet për mbrojtjen e mjedisit.


Nga Prof.Dr. Petraq Milo

Kina po shënon ditën e saj Kombëtare të Ekologjisë më 15 gusht. Veprimtaria synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe mjedisin. Presidenti i Kinës Xi Jinping në konferencën kombëtare mbi ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, e mbajtur nga 17 deri më 18 korrik të këtij viti, ka theksuar se : “pesë vitet e ardhshme janë një periudhë vendimtare për ndërtimin e një Kine të Bukur, duke u vendosur në një pozicion të spikatur në ndërtimin e një vendi të madh, modern, socialist, në të gjitha aspektet dhe në avancimin e përtëritjes kombëtare”. Në vitin 2012, në Kongresin e 18 Kombëtar, u propozua plani i integruar i zhvillimit, duke përfshirë strategjinë e zhvillimit ekonomik, politik,  kulturor, shoqëror dhe ekologjik, me qëllimin e realizimit të socializmit me karakteristika kineze. Kina e ka përfunduar procesin e industrializimit të saj vetëm për disa dekada, ndërkohë kur vendet e tjera të zhvilluara kanë kaluar në këtë proces për qindra vjet.  Industrializimi  gjithashtu ka grumbulluar një numër të madh çështjesh ekologjike dhe mjedisore.  

Qeveria kineze në të gjitha nivelet ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërenduese për t’i bërë të vërteta qëllimet për mbrojtjen e mjedisit. Së pari, në të gjitha nivelet qeverisëse është zbatuar në mënyrë të palëkundur filozofia e re e zhvillimit, duke kërkuar një ekuilibër dinamik midis qëllimeve të shumta si përfitimet mjedisore, ekonomike dhe sociale, duke promovuar një zhvillim ekonomik me nivel të lartë si dhe mbrojtjen e mjedisit ekologjik. Së dyti, janë një sërë betejash kundër ndotjes, si rritja e ditëve me cilësi të mirë ajri, qiell blu dhe ujëra të pastra, forcimin e mbrojtjes dhe restaurimit të ekosistemit dhe përmirësimin thelbësor të menaxhimit të biosigurisë. Së treti, janë promovuar në mënyrë aktive modernizimi i sistemeve dhe kapaciteteve qeverisëse të mjedisit ekologjik. Ndër të gjitha sistemet, është pranuar që sistemi Qendror i Inspektimit të Mbrojtjes së Mjedisit është një masë reformuese e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit.

CFP

Udhëtimi i ‘gjelbër’ ka nisur shumë kohë më parë. Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar në vitin 2012, nën drejtimin e Xi Jinping, mendimi mbi socializmin me karakteristikat Kineze për një epokë të re, vendi ka mbështetur me vendosmëri besimin se ujërat e kthjellët dhe malet e harlisur janë pasuri të paçmueshme. Kina i ka dhënë prioritet ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të gjelbër dhe ka promovuar transformimin gjithëpërfshirës të gjelbër të zhvillimit ekonomik dhe social, theksohet në një letër të bardhë të titulluar “Zhvillimi i gjelbër i Kinës në epokën e re”.

Letra e bardhë, e lëshuar nga Këshilli Shtetëror Kinez në janar të këtij viti, thekson se “e gjelbra është tipari përcaktues i Kinës në epokën e re dhe zhvillimi i gjelbër paraqet rrugën kineze drejt modernizimit”. Gjatë dekadës së fundit, qeveria kineze ka investuar më shumë se 100 miliardë Juanë ose 13.9 miliardë USD në mbështetjen e ndërtimit të infrastrukturës mjedisore. Qeveria e Kinës ka investuar rreth 200 miliardë Juanë ose rreth 27.9 miliard USD për kompensimin e mbrojtjes ekologjike gjatë periudhës së Planit të 13-të pesëvjeçar, nga viti 2016 deri në vitin 2019. Inovacioni është konsideruar si një forcë lëvizëse për zhvillimin ekonomik, duke ndihmuar ekonominë e saj të kalojë drejt rritjes së gjelbër dhe me cilësi të lartë.

Vendi është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të energjisë së pastër. Në vitin 2021, vlera e prodhimit të industrisë së ruajtjes së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit tejkaloi 1.13 trilion USD. Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve, shitjet e automjeteve me energji të re arritën në 6.89 milionë njësi në vitin 2022, një rritje nga viti në vit prej 93.4 për qind, duke u renditur në vendin e parë në nivel global. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për teknologjinë, Kina kryeson botën jo vetëm në prodhimin e automjeteve elektrike, por dhe në prodhimin e paneleve diellore, turbinave me erë, baterive, etj një vend i pajisur mirë për të ofruar teknologji dhe ekspertizë me karbon të ulët.  Avantazhi i natyrshëm i inovacionit të Kinës dhe investimet në rritje të kërkimit dhe zhvillimit (R&D) në këta sektorë, sinjalizojnë më tej zgjerimin dhe përhapjen e më shumë teknologjive me karbon të ulët.

CFP[/caption]

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, në kontekstin global, përpjekja e Kinës për zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, ka dhënë një kontribut të prekshëm në adresimin e ndryshimeve klimatike. Në vitin 2020, vendi propozoi objektivin e tij strategjik për arritjen e pikut të përdorimit të karbonit deri në vitin 2030 dhe për t’u bërë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060.  Kina është bërë një vend që përmirëson cilësinë atmosferike me ritmin më të shpejtë dhe emetimet e saj të dioksidit të karbonit për  njësi të PBB-së gjatë 10 viteve të fundit kanë rënë me rreth 35 për qind. Për të përmbushur angazhimet e saj klimatike me rezultate reale, veçanërisht në lidhje me angazhimin e saj jashtë vendit nëpërmjet BRI-së, Kina ka miratuar disa masa politikash.  Kina ka përafruar gjithnjë e më shumë projektet e saj me vendet e BRI-së me një fokus më të gjerë dhe më transformues në qëndrueshmërinë mjedisore. Në mars 2022, Kina publikoi një dokument kyç politikash mbi investimin e gjelbër në vendet e BRI-së, të titulluar “Opinionet mbi Zbatimin e Përbashkët të Zhvillimit të Gjelbër në Iniciativën Brez dhe Rrugë”. Gjelbërimi i BRI nënvizon angazhimin e vendosur të Kinës për të promovuar një ekonomi globale me karbon të ulët si një palë e përgjegjshme ndërkombëtare.

Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra e Financimit dhe  Zhvillimit të Gjelbër (GFDC) në Universitetin Fudan në Shangai, të botuar më 1 gusht të këtij viti, angazhimi i Kinës për energjinë në vendet e BRI, në gjysmën e parë të 2023, ishte “më i gjelbëri” për sa i përket llojit të projektit.   Kina, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ka investuar  8.61 miliardë USD në projekte energjetike në vendet e BRI. Në rreth 56 për qind e këtij investimi u nda për projekte të energjisë së rinovueshme si energjia diellore, era dhe hidrocentralet. Pritet që viti 2023 të ketë investimin më të madh në projektet e energjisë së gjelbër. Por, me numrin e projekteve të energjisë së rinovueshme që po rritet në mënyrë eksponenciale, gjatë viteve në vendet e BRI-së, pjesa e angazhimit të lëndëve djegëse fosile ka rënë në mënyrë drastike. Sipas raportit, lëndët djegëse fosile tani përbëjnë vetëm 44 për qind të angazhimit energjetik në vendet e BRI – nga rreth 61 për qind në vitin 2022, një rënie drastike prej 17 përqind gjatë një periudhe gjashtëmujore.

CFP

Ndërsa ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim në rritje për ekzistencën njerëzore, dhe thirrjet për veprime të bashkërenduara bëhen më urgjente, sfida më e madhe me të cilën përballet bota është përshtatja e qëndrueshme e aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimore njerëzore, në përgjigje të klimës në ndryshim. Kina ka riafirmuar angazhimet e saj për promovimin e projekteve të infrastrukturës  në të gjithë sektorët duke reduktuar dhe kontrolluar rreziqet mjedisore në nivel projekti.

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.