Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha: Kryeministrja Meloni, “turistja e nderit”!
Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni, është larguar nga vendi ynë, duke mbyllur pushimet në rivierën shqiptare.
Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni, është larguar nga vendi ynë, duke mbyllur pushimet në rivierën shqiptare.
Meloni u kthye në Itali me traget nga porti i Vlorës. Ajo në traget u shoqërua nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Derdha, i cili publikoi dhe një foto me kreun e qeverisë së Italisë, ndërsa e cilësoi “turistja e nderit”
“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan kryebashkiaku Dredha, teksa ka falenderuar Melonin që ka zgjedhur Vlorën dhe jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet e saj.
“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Grazie Presidente Meloni ed e sempre benvenutissima a Valona ??❤️??
Posted by Ermal Dredha on Thursday, August 17, 2023
Kryeministrja e Italisë Gjorgia Meloni erdhi në Shqipëri të hënën për të kaluar disa ditë pushime me familjen e saj në vendin tonë, pas një ftese të bërë nga Kryeministri Edi Rama. Vizita e saj në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e mediave të gadishullit apenin që komentuan se si Shqipëria është kthyer në një destiancion tursitik për Italianët.