Kumbaro: Vizitorët njihen me aplikacionin TEA në aeroportin “Nënë Tereza”

TEA, aplikacioni i eventeve turistike të Shqipërisë, e ka bërë më të lehtë organizimin e pushimeve apo udhëtimeve të shkurtra të fundjavës.


TEA, aplikacioni i eventeve turistike të Shqipërisë, e ka bërë më të lehtë organizimin e pushimeve apo udhëtimeve të shkurtra të fundjavës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro falënderoi sot stafin e aeroportit “Nënë Tereza”, që po i njeh vizitorët me këtë aplikacion.

Kumbaro tha se “stafi i aeroportit po menaxhon jo vetëm flukset më të larta turistike, por edhe i njohin vizitorët me TEA-n, udhërrëfyesen e këtij sezoni për të përjetuar eventet kulturore e turistike kudo në Shqipëri”.

TEA është një risi teknologjike për turizmin shqiptar është kalendari digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës duke ju dhënë mundësinë që për të parën herë të krijoni paketa të turizmit kulturor dhe të udhëtoni nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e pasur të Shqipërisë.

Me TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara, sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë.

TEA është i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Në aplikacionin TEA pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. /ATSH

Mirëmëngjes ☀️ me falenderimin për stafin e aeroportit ?️ “Nënë Tereza”, Tirana International Airport ?? që po menaxhojnë jo vetëm flukset më të larta turistike, por edhe i njohin vizitorët me ? #TEA-n, udhërrëfyesen e këtij sezoni për të përjetuar eventet kulturore e turistike kudo në Shqipëri ?? , të cilën e kemi përgatitur me shumë dashuri?? në Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Thursday, August 17, 2023

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.