Vizita e Melonit, Rama për “TG1”: Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Rai News” ka folur për vizitën e Giorgia Melonit në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “Rai News” ka folur për vizitën e Giorgia Melonit në vendin tonë.
Sipas Ramës, të dy liderët politikë kanë një veçori të përbashkët, thonë atë që mendojnë.
“Vizita shkoi shumë mirë, Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me target dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas në shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë më Shqipërinë. Pastaj, ne themi atë që mendojmë. Përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjesht pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret”, tha Rama.
I pyetur për bumin e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, Rama tha se Italisë nuk i bënë dot askush konkurencë në turizëm.
“Konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush”, nënvizoi Rama, i cili më tej vlerësoi dhe rolin e Italisë në gjeopolitikën shqiptare.
“Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet për një riunfikimin të Bashkimit Evropian, jo për integrim evropiane”, tha Rama
Kryeministri Rama rrëfeu dhe reagimin e Kryeministres Meloni për rastin e turistëve italianë të larguar pa paguar nga një restorantë në Berat, një faturë që u pagua më tej nga Ambasada e Italisë në vendin tonë.
“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak, dhe të gjithë rreth saj kanë bërë një buzëqeshje të madhe, por ajo bëri një mimikë të ashpër. U kthye nga Ambasadori dhe I tha: Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse kjo është e turpshme”, përfundoi Rama.