Ambasada Italiane shlyen faturën e turistëve italianë që u larguan pa paguar nga restoranti
Llogaria është paguar pas urdhrit të dhënë nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Ambasada Italiane ka paguar faturën në një restorant në Berat, ku disa turistë të gadishullit Apenin u larguan pa paguar.
Siç njofton Ambasada Italiane në Tiranë, bëhet me dije se llogaria është paguar pas urdhrit të dhënë nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila ishte për disa ditë pushime në Shqipëri.
“Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, njofton Ambasada Italiane në Tiranë.
“Italianët respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten. Për sa i përket gjendjes së llogarisë së restorantit në Berat të panderuar nga turistët italianë, duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të Kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”, deklaron Ambasda Italiane në vendin tonë.
??| Su indicazione del Presidente del Consiglio, Giorgia Meloni, abbiamo provveduto a saldare il conto lasciato non…
Posted by Ambasciata d'Italia a Tirana on Friday, August 18, 2023