Rama: Djegia e pyjeve duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia!

Kryeministri u shpreh se, djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia.

Kreu i qeverisë përshëndeti me anë të një reagimi në rrjetet sociale Policinë e Shtetit, e cila theksoi ai, “përsëri reagoi me shpejtësi për kapjen e zjarrvënësit mbi Qeparo, ku zjarri i përhapur edhe nga prania e erës shqetësoi turistët e shumtë në mbrëmje, pasi forca ajrore ishte e detyruar të ndërpriste hedhjen e ujit nga lart si rezultat i errësirës”.

“Reagimet shumë efikase të policisë kanë bërë që me rihapjen e gjykatave, një sërë zjarrvënësish të arrestuar të dalin para gjyqit, ku uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që të trajtohen me dënimet më të rrepta, për shkatërrimin e një pasurie të paçmueshme të vënë brez pas brezi, e cila u takon brezave dhe për cënimin e së cilës ligji parashikon deri në 15 vjet burg”, nënvizoi Rama.

“Djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia, për ta bërë shumë të qartë se çfarë e pret në këtë botë një zjarrvënës, përpara se sa të digjet në ferrin e botës së përtejme”, u shpreh kryeministri Rama.

?Përshëndes Policinë e Shtetit që përsëri reagoi me shpejtësi për kapjen e zjarrvënësit mbi Qeparo, ku zjarri i përhapur edhe nga prania e erës shqetësoi turistët e shumtë në mbrëmje, pasi forca ajrore ishte e detyruar të ndërpriste hedhjen e ujit nga lart si rezultat i errësirës?

Reagimet shumë efikase të policisë kanë bërë që me rihapjen e gjykatave, një sërë zjarrvënësish të arrestuar të dalin para gjyqit, ku uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që të trajtohen me dënimet më të rrepta, për shkatërrimin e një pasurie të paçmueshme të vënë brez pas brezi, e cila u takon brezave dhe për cënimin e së cilës ligji parashikon deri në 15 vjet burg?

Djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia, për ta bërë shumë të qartë se çfarë e pret në këtë botë një zjarrvënës, përpara se sa të digjet në ferrin e botës së përtejme?

#VetëmPërpara➡️??

Posted by Edi Rama on Saturday, August 19, 2023

Lexo më shumë nga

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: “Albergo Difusso” i Krujës, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe Ballkan

“Albergo Diffuso” është një tipologji hotelesh e përhapur kohët e fundit në Itali dhe Evropë