Nikolla: Pelegrinazhi në Tomorr, eksplorim shpirtëror e mirënjohje ndaj Zotit
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot besimtarët bektashinj dhe qytetarët nga Shqipëria e Diaspora, që pelegrinojnë këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorrit.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot besimtarët bektashinj dhe qytetarët nga Shqipëria e Diaspora, që pelegrinojnë këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorrit.
“Pelegrinazhi, ky marshim madhështor dhe unikal në tempullin fetar të bektashinjve, është një eksplorim shpirtëror, sakrificë, mirënjohje, adhurim dhe përkushtim i besimtarëve ndaj Zotit”, u shpreh Nikolla.
Kryeparlamentarja u shpreh se këto vlera inspiruese të bektashinjve janë një thirrje shpirtërore për rritjen e përgjegjësive individuale e publike për jetën, mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve që na rrethojnë.
“Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë besimtarët bektashinj e qytetarët”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj. /ATSH