Do të punoj!

“Kjo ishte, është dhe do të mbetet deviza ime”


Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Iu luta mbesës, më e bukura dhe më e mënçura në botë, Geanës time ëndërruese, gëzimit tim të parë si gjysh, të më bënte një foto në proçes pune. Në sistemin e djeshëm thuhej që: “Puna është nder dhe lavdi”.

Ndërsa dua ta përshtas disi, në logjikën e këtij komenti. Puna është detyrim logjik i të mbijetuarit, në linjën morale dhe të frymëmarrjes. Në rastin tim, puna më shërben për të ruajtuar profesionalizmin, deri në dekikun e fundit. Për të thënë që isha, mbetem dhe do të jem. Puna është qëllimi i parë dhe i vetëm i imi.

Ndonëse ndodhem në brezim më të oksigjenuar të Shqipërisë, në Voskopojën e lartësisë 1300 metra mbi nivel, puna, lapsi im i shenjtë, bashkëudhëtari më i ngushtë, miku më i madh dhe i pazëvëndësueshëm, prodhon oksigjenin edhe më të pastër edhe më jetëdhënës.

Ky oksigjen më sëpari më lubrifikon mëndjen, ma mban të gjallë atë, por më detyron ti them jetës:

-Që këtu jam. Armët e mia i kam ende, në betejën e ashpër të mbijetesës dhe ekzistencës morale dhe shoqërore dhe as kam ndërmënd të tërhiqem. Kjo sikur të ndodh në tokë e në qiell, në mal e në fushë, në diell e në hije, i vetëm dhe jo i tillë, në gjumë a i përmëndur. Dhe retorika nuk ndalet edhe më tej.

Kam thënë që dua edhe 28 vite të kap shifrën 100. Kjo kuptohet është dëshirë. Po pse mos ta kthej edhe në qëllim?! Çfarë më mungon? Vullneti –jo. Kurajo dhe pasioni sigurisht që jo. Dëshirën dhe bindjen nuk i lëshoj, pasi do ti mbaj gjithnjë në anën time.

Të qendroj pasiv? Pse? A nuk do të jemi në botën e përtejme të tillë? Po-ja, vjen e madhe dhe e pamohueshme. A është puna mjet jetese? E kundërta jo.

Sigurisht që jam në pension, por kjo nuk më pengon të jem, ai që kam qenë dhe të mbetem ai që mund të jem. Takoj me mijra të njohur dhe të panjohur. U flas dhe më flasin. Sikur të mos e merrja këtë laps dhe të mos e mrehja çdo ditë, do të më flisnin më pak, e do tju flisja më pak. Pse? Pasi do të kisha hapur krahun dhe mbyllesha në atë që quhet erzofagu i “vdekjes”.

Jam duke punuar. Në ballkonin e vilës, që nisa punën me 1 gusht, për ta sosur me 1 shtator. Viti sigurisht 2023. E jeta me këtë punën shijohet, sigurohet dhe justifikohet si logjikë dhe shtyhet më tutje, si argument i të gjallit.

Jam në ballkon. Është e dielë, 20 gusht 2023. Po shkruaj. Geana e fikson këtë pamje jetësore.

Do të punoj! Kjo ishte, është dhe do të mbetet deviza ime.

Bujar Qesja
Voskopojë: 20 gusht 2023

Foto : duke shkruar për atë që mendoj dhe publikoj atë që gjykoj se vlen. Në ballkonin e vilës ku jetoj. 20 gusht 2023

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…