Peleshi: Shqipëria, vendi i parë ballkanik në misionin MFO

Forcat e Armatosura pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.


Shqipëria është vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi sot se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.

“Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati”, theksoi ai.

Peleshi shprehu vendosmërinë e FA shqiptare për të kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Origjina e MFO-së qëndron në Aneksin I të Traktatit të Paqes të vitit 1979 ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në të cilin palët morën përsipër t’i kërkonin OKB-së të siguronte një forcë dhe vëzhgues për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati.

Neni II i Aneksit I të Traktatit të Paqes përcakton katër zona sigurie: tre të vendosura në Sinai në Egjipt dhe një në Izrael përgjatë kufirit ndërkombëtar. Në këtë aneks përcaktohen edhe kufizimet për forcat dhe pajisjet ushtarake brenda secilës zonë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…