Ambasadori Bergner viziton Shkollën Gjermano-Shqiptare (DAS)
DAS aktualisht frekuentohet nga rreth 160 nxënës nga niveli parashkollor deri në klasën e 10-të
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, vizitoi Shkollën Gjermano-Shqiptare në Tiranë (DAS).
DAS është një shkollë private, e cila që prej vitit 2016 u ofron nxënësve në Shqipëri qasje ndaj gjuhës dhe kulturës gjermane.
Sipas ambasadës gjermane, DAS aktualisht frekuentohet nga rreth 160 nxënës nga niveli parashkollor deri në klasën e 10-të. Në vitin shkollor 2024/2025 pas përfundimit të klasës së 12-të nxënësit e DAS do të largohen për herë të parë me një Maturë Shtetërore.
“Ne jemi të lumtur për interesin e madh ndaj gjuhës gjermane: gjuha është një çelës i rëndësishëm për kulturën gjermane dhe për një kuptim më të mirë të vendit tonë. Prandaj puna e shkollave si DAS është kaq e rëndësishme!”, shkruan ambasada në njoftimin e saj në rrjetet sociale.
?? | Ambasadori Bergner viziton Shkollën Gjermano-Shqiptare (DAS) ?????
Të mërkurën, më 16 gusht, ambasadori Bergner…
Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Monday, August 21, 2023