Berati binjakëzohet me qytetin ukrainas, Khotyn
Marrëveshja u firmos nga kryebashkiaku Ervin Demo dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit Khotyn, Andrii Dranchuk.
Qyteti i Beratit dhe ai i ukrianas, Khotyn, nënshkruan një marrëveshje binjakëzimi.
Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo dhe Kryetari i Bashkisë së qytetit Khotyn, Andrii Dranchuk.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT DEMO
Një takim i veçantë sot, me miqtë tanë nga Ukraina, Kryetarin e Bashkisë së qytetit Khotyn Z. Andrii Dranchuk dhe përfaqësues të Bashkisë, si dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, ku nënshkruam Marrëveshjen e Binjakëzimit mes qytetit të Beratit dhe qytetit historik Khotyn në Ukrainë
Marrëveshja nënshkruhet në prag të datës së Pavarësisë së Ukrainës.
Lufta në Ukrainë, nuk mund të pengojë marrdhëniet ndërmjet popujve dhe njerëzve tanë, të cilët mbështesin njëri tjetrin dhe angazhohen për bashkëpunim, paqe dhe solidaritet.
Një takim i veçantë sot, me miqtë tanë nga Ukraina, Kryetarin e Bashkisë së qytetit Khotyn Z. Andrii Dranchuk dhe…
Posted by Ervin Demo on Monday, August 21, 2023