Balla: Zjarrvënia vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite heqje lirie

Ministri i Brendshëm përshëndet Policinë e Shtetit e cila ka bërë të mundur arrestimin e dy zjarrvënësve


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përshëndet Policinë e Shtetit e cila ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një masivi pyjor në malin Partizan në Berat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla është shprehur se zjarrvënia cilësohet vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite heqje lirie.

“Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan. Sot Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike.

KUJTESË! Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie”, shkruan Balla./ATSH

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…