Balluku: Nafta në Shpirag në thellësi mbi 6 km, hapen 15 puse

Ministrja tregoi tre skenarët e mundshëm të SHELL për transportin nga triporti i Vlorës tek Porto Romano në Durrës.


Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama për kërkimet në Shpirag, Balluku tha se nafta e zbuluar ndodhet në një thellësi prej më shumë se mbi 6 kilometra dhe do të duhet të hapen 15 puse.

“Është zbuluar se nafta ndodhet në thellësi të sipërfaqes 6 km nën tokë dhe do të duhen të hapen mbi 15 puse. Rezervuari në kontratën e zonave dy dhe tre është i lidhur dhe për sa kohë është i lidhur shpimet e tjera do të ndodhin për të lehtësuar rrjedhjen, por e dimë që është rezervuar i lidhur” tha Balluku.

Ministrja foli dhe tre skenarët e mundshëm të SHELL për transportin nga triporti i Vlorës tek Porto Romano në Durrës.

“Aksesin e produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në Eksit Pointin e TAP-it, në zonën e Fierit. Ata janë përgatitur për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut Opsioni i tretë por që duket dhe më i pamunduri, pasi ka koston më të lartë dhe ka distancë edhe më të gjatë 120 km, aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës. Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania. Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit”, theksoi ministrja.

Balluku tha se nafta e nxjerrë është e cilësisë së lartë, sipas laboratorëve në Holandë.

Më tej, zv/kryeministrja theksoi se parashikohet të punësohen më shumë se 5 mijë punonjës, një pjesë e madhe e të cilëve po trajnohen nga Akademia e Shell.

Balluku po ashtu tha se janë ngritur të gjithë instrumentet e duhur për të pasur kontroll dhe disiplinim të plotë sa i përket fushave të naftës, pordhimit dhe deklarimit nga ana e koncesionarëve. /ATSH

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.