“Kanosja kineze”, aleanca, dominanca dhe fantazmat e Indo-paqësorit

Përpjekjet për të bashkuar Japoninë dhe Korenë e Jugut, dy nga ekonomitë kryesore të Azisë, këtë herë duket se janë për të kundërshtuar “rivalin strategjik” Kinën.


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Presidenti Joe Biden dhe liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut ranë dakord më 18 gusht 2023 për të zgjeruar lidhjet e sigurisë dhe ekonomisë në një samit që e quajtën historik në Camp David, 100 km larg Shtëpisë së Bardhë. ShBA-të e konsiderojnë aleancën trepalëshe si një komponent integral të “strategjisë së Indo-Paqësorit”. Në vitet e fundit, kanë mbledhur samite të shumta trepalëshe dhe kanë zgjeruar konsultimet midis zyrtarëve të lartë në fushat e diplomacisë, sigurisë kombëtare, ushtrisë dhe inteligjencës. Biden, bashkë me Kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida dhe Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, njoftuan bashkëpunimin e tyre në disa nisma në fushën e teknologjisë, arsimit dhe mbrojtjes. Gjithashtu, ata kanë rënë dakord të krijojnë një linjë telefonike për komunikim në kohë krize. Ky samit pritet të jetë një ngjarje e përsëritur për liderët e tre kombeve.

Ajo çka bie më shumë në sy është fakti se këto vende kanë rifilluar stërvitjet ushtarake trepalëshe, duke përfshirë operacionet anti-nëndetëse, mbrojtjen nga raketat dhe operacionet amfibe. Ndërsa synojnë kërcënimin e raketave bërthamore të Koresë së Veriut, stërvitjet tregojnë gjithashtu një fokus në rritje në Kinë. Shpesh është vënë në dukje se po kërkohet të krijohet një “mini-NATO” në Azi, në kundërshti të Kinës.


CFP

Të tre janë angazhuar edhe më parë në 12 diskutime trepalëshe por koha e këtij takimi në fakt ngre pyetje në lidhje me dinamikën në zhvillim midis Seulit, Uashingtonit, Tokios dhe peizazhit më të gjerë ndërkombëtar. Ironikisht, kalimi nga një angazhim i zakonshëm rutine gjatë mbledhjeve ndërkombëtare, në një samit të vetëm po paraqitet si një ngjarje e rëndësishme, duke errësuar rrymat themelore në lojë. Tokio dhe Seuli duket se po ndryshojnë balancën e pushtetit me urdhër të Uashingtonit, duke maskuar qëllimet e vërteta në një vello bashkëpunimi.

Por, Tokio dhe Seuli kanë shumë raporte të pazgjidhura, ngërçe politike, dhe shumë fantazma historike që janë ende të pa diskutuara. Megjithëse konvergjenca e lidhjeve trepalëshe duket se po rritet kohët e fundit, pengesa dhe sfida të mëdha janë në lojë. Një aleancë formale trepalëshe duket e largët dhe e errësuar nga ndërlikimet praktike. Ajo që shpaloset është një partneritet trepalësh, një bashkëpunim politik i nuancuar dhe jo një aleancë kohezive. Thellimi i shpejtë i lidhjeve i sponsorizuar nga ShBA-të nuk mund të eklipsojë ndërlikimet që kanë penguar prej kohësh marrëdhëniet më të ngushta, duke e bërë atë një manovër të llogaritur gjeopolitike dhe jo një aleancë reale. Le të themi që është një martesë leverdie dhe jo dashurie.

Ky takim sipas liderëve, u bë për të çimentuar një marrëveshje të re me aleatët që janë në një ambient gjithnjë e më të tensionuar në marrëdhëniet me Kinën dhe Korenë e Veriut. Shtytja agresive e Shteteve të Bashkuara për të ashtuquajturën “strategji Indo-Paqësore” po çmonton arkitekturën e krijuar mirë të bashkëpunimit rajonal dhe po minon përparimin e fituar me vështirësi drejt zhvillimit paqësor të kultivuar nga vendet në rajon për dekada të tëra.

Duke shpërfillur me pakujdesi lutjet mbizotëruese të kombeve të rajonit për paqe, zhvillim, bashkëpunim dhe prosperitet, përpjekjet e Uashingtonit për të ndryshuar progresin historik të deriatishëm, do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në dështim, shprehet një analist kinez.

Për herë të parë në pesëqind vjet të zgjerimit perëndimor, Azia ka zhvilluar fuqi ekonomike. Por për fat të keq, Lufta e Ftohtë nuk mbaroi në Azi, siç dëshmohet nga paraleli i 38-të që ndan dy Koretë.

Përpjekjet për të bashkuar Japoninë dhe Korenë e Jugut, dy nga ekonomitë kryesore të Azisë, këtë herë duket se janë për të kundërshtuar “rivalin strategjik” Kinën. Kanosja kineze tashmë është bërë lajtmotivi i çdo takimi, por a ka vërtetë kanosje Seuli dhe Tokio, nga Pekini? – Absolutisht Jo.

Për Kinën, dyshohet se përdorimi mbi “bashkëpunimin e sigurisë” është vetëm një mjet për të shfrytëzuar dobësitë psikologjike të këtyre vendeve, duke i bindur ata për kërcënime fiktive të sigurisë. Megjithatë, aleancat e supozuara të saj ushtarake me Japoninë dhe Korenë e Jugut synojnë në fakt dobësimin e sigurisë strategjike të kombeve të tjera, duke paraqitur përfundimisht një rrezik për të gjithë Indo-Paqësorin.

Por ndërsa Kina në narrativën e takimit të Camp David është përmendur pak me fjalë të drejtpërdrejta, “hija” e Kinës ishte në çdo rresht. Edhe pse një vit më parë Biden i shprehu Presidentit Xi se vendi i tij “nuk kërkon një luftë të re të ftohtë, nuk kërkon të rigjallërojnë aleancat kundër Kinës, nuk mbështet “pavarësinë e Tajvanit” dhe nuk kanë ndërmend të kenë një konflikt me Kinën, tha Biden, duke shtuar se pala amerikane nuk ka ndërmend të kërkojë shkëputje, nga Kina, të ndalojë zhvillimin ekonomik të Kinës ose të frenojë Kinën. Ky ishte diskursi, veprat po tregojnë ndryshe.


CFP

Presidenti kinez ka përsëritur në raste të shumta ndërkombëtare rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të bashkëpunimit midis dy ekonomive më të mëdha të botës, megjithatë, po duket qartë se ShBA-ja dëshiron të lidhë Japoninë dhe Korenë e Jugut me një litar që formon bllokadë për Kinën në fushat diplomatike, ushtarake dhe ekonomike. Deklarata e Camp David duket se është një përsëritje e së njëjtës retorike të vjetër kundër Kinës, por pasojat e masave të tilla drastike në mënyrë të pashmangshme do të gërryejnë besimin e ndërsjellë midis tre kombeve në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Biden ka bërë përpjekje shtesë për të përmirësuar marrëdhëniet me administratën Yoon Suk-yeol në Korenë e Jugut, duke e ngritur marrëdhënien në një “aleancë strategjike gjithëpërfshirëse globale” dhe duke inkurajuar Japoninë dhe Korenë e Jugut për të zgjidhur tensionet e tyre. Por, kjo nuk është aspak e lehtë.

Në vitin 1910, Koreja u aneksua nga Perandoria e Japonisë pas vitesh lufte, frikësimi, makinacionesh politike dhe vendi do të konsiderohej pjesë e Japonisë deri në vitin 1945. Për të vendosur kontrollin mbi protektoratin e saj të ri, Perandoria e Japonisë zhvilloi një luftë të gjithanshme kundër kulturës koreane. Ndërsa Koreja e Jugut ende përballet me pasojat e pushtimit brutal të Japonisë, ajo nuk e ka harruar pushtimin. Konservatorët japonezë zakonisht ushqejnë ndjenja negative ndaj Koresë së Jugut. Për të mos shkuar tek e kaluara “nukleare” ShBA-Japoni. Kjo “aleancë” nuk është as organike dhe as me themele të forta, pasi ka shumë histori të hidhur mes tyre.

Së fundmi, duke pasur parasysh gjendjen kaotike të botës sonë, është thelbësore që të mësojmë nga gabimet e së kaluarës për t’i parandaluar ato të përsëriten. Zgjedhjet që bëhen sot do të kenë një ndikim të thellë në brezat e ardhshëm dhe do të formësojnë të ardhmen e paqes, bashkëpunimit ose konfliktit në Indo-Paqësor. Dëshira për dominancë nuk përkthehet dot në nevojë për siguri, dhe aleancat gjeopolitike janë aq të forta sa dhe bazat e tyre historike, njerëzore dhe parimore.


CFP

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.