Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Wisner takon Hohmann
I Ngarkuari me Punë të SHBA-së, David Wisner takon ambasadoren e delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann.
I Ngarkuari me Punë të SHBA-së, David Wisner zhvilloi sot një takim me ambasadoren e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se temë e diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe ligjit të së drejtës.
“Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.