Spiropali: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për të rritur më tej mbështetjen për Ukrain

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, organizuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Samitin e Tretë të Platformës së Krimesë, organizuar nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Spiropali theksoi se “agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë”.

“Ai përbën një shkallmim të hapur të parimeve themelore të sanksionuara në Kartën e OKB-së dhe një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Rrëfimet shokuese të mizorive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Krime dhe kudo në territoret e pushtuara, janë dëshmi e qartë se regjimet pushtuese janë reflektim i sistemeve totalitare dhe antidemokratike”, u shpreh ministrja.

Në vijim, Spiropali evidentoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.