Le të jemi njerëzore në dhimbjet dhe gëzimet tona!

Shoqeria shqiptare ka trauma të mbartura të forta, trauma që po nuk u ndanë e po nuk patën ndjeshmerinë shoqërore, do të jenë mallkim i përhershëm i saj.


Nga Mimoza Prifti

Mengjesin e sotem, kam privilegjin te jem ne shoqerine e nje zonje te rralle. Po po, teper te rralle.

Mes jeshillekut qe pikon lot’n e qiellit, veshur ne te bardha, mbeshtetur ne shkopin e saj te erret, engjell duket zhduket monopateve. Dite-nate siluete shfaqet mes pemeve me e bukur se kurre; floke arte, sy ujte, buzeqeshje feminore, ne trup perendeshe.
Rrudhat e shumta syve, buzet e cara nga dhimbja, miresia qe i shperthen syve, nje veper arti ne vetvete; ata jane shoqeruesit e saj besnike, te perhershmit, pa te cilet nuk mund te kuptoje jeten.

Dhimbja kjo pjese e pamohueshme e pervojes se saj, asaj njerezore. Penelata e formesimit, ngjyres, drites, erresires. Forca e ngushellimit, ankthit, ringritjes. Energjia e rrugetimit, ngjitjes, zbritjes, udheheqjes, sfides. Burimi i pashtershem i mencurise qe ne momentet me te erreta shpirtin e zhvesh ne art. Dhimbja nuk eshte fundi, eshte hapi me i rendesishem i ndjeshmerise dhe egzistences njerezore. Eshte oazi ku shpirti dhe lumturia burojne.

Sot kam privilegjin te jem ne shoqerine e nje artisteje, nje piktoreje qe dhimbjen e perditshme e derdh telajove. Dhimbjen e saj, te tjetrit, tonen, tuajen, dhimbjen mbare njerezore. E hyjnizon ate, e kthen ne art. Me art solidarizon shpirtrat, kuron ndjeshmerine, sheron dhimbjen. Sepse Ajo ndjen, sepse Ajo eshte krijese sociale, humane.

Dhimbja sociale eshte me e forte sa ajo fizike, madje mund ta shkaktoje ate. Ndarja e pervojave te dhimbshme ndihmon ne lehtesimin e tyre, ndihmon ne bashkepunimin dhe harmonine njerezore, ndihmon ne shmangien dhe mosperseritjen e traumave. Ndihmon ne kthimin e plageve ne sakrifice e ne lumturi.

Dhimbja eshte arti dhe filozofi me i madh i jetes. Prej dhimbjes vijme ne jete, prej saj jemi njerezore.
Le ta ndajme se bashku dhimbjen sociale, per te qene me prane njeri tjetrit, per te sheruar dhe lumturuar se bashku.

Shoqeria shqiptare ka trauma te mbartura te forta, trauma qe po nuk u ndane e po nuk paten ndjeshmerine shoqerore, do te jene mallkim i perhershem i saj.

Le te jemi njerezore ne dhimbjet dhe gezimet tona.

(une po vazhdoj rrugetimin me piktoren, engjellin e dhimbjeve njerezore)

Lexo më shumë nga

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve…