BRICS nuk rivalizon askënd, BRICS synon angazhime globale

BRICS, një grupim i ekonomive të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, i formuar nga pranimi i Afrikës së Jugut në vitin 2010.


Nga Dr. Enriko Ceko

Presidenti kinez Xi Jinping është në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në samitin e vendeve BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut) dhe për të drejtuar dialogun midis Kinës dhe vendeve të kontinentit të Afrikës.

BRICS, një grupim i ekonomive të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, i formuar nga pranimi i Afrikës së Jugut në vitin 2010, pasi më parë ka qenë BRIC, është një akronim origjinal i krijuar në vitin 2001 nga Roopa Purushothaman, asistent kërkimore në një raport për investimet e huaja, paraqitur nga Jim O’Neill, në atë kohë menaxher në Goldman Sachs, për të përshkruar ekonomitë me rritje të shpejtë që do të dominonin kolektivisht ekonominë globale deri në vitin 2050 dhe më vonë u krijua si grupim zyrtar i këtyre vendeve, bazuar në vendosjen e marrëdhëniet ndërmjet vendeve BRICS mbi bazën e mosndërhyrjes, barazisë dhe përfitimit reciprok.

BRICS me një sipërfaqe të kombinuar rreth 40 milionë km² (27% e sipërfaqes së tokës), me një popullsi totale rreth 3.21 miliardë banorë (42% e popullsisë së botës), me të pesë shtetet anëtare të saj edhe anëtare në G20, me një produkt që përbën rreth 30% të GDP botërore, me rreth 5 trilion dollarë rezervë valutore, fillimisht u identifikua si mundësi për investime, dhe që nga viti 2009, u formua si një bllok koheziv gjeopolitik, në të cilin përfaqësuesit e qeverive të këtyre vendeve takohen çdo vit në samite formale për koordinimin e politikave shumëpalëshe. Samiti i parë zyrtar i BRIC u mbajtur në Yekaterinburg, më 16 qershor 2009 dhe në samitin e vitit 2011 mori pjesë për herë të parë zyrtarisht edhe Afrika e Jugut. Fokusi i Samiteve të BRICS ka qenë përmirësimi i situatës ekonomike globale, reformimi i institucioneve financiare, përfshirja e vendeve në zhvillim në çështjet globale, etj. Samiti i mëparshëm ishte ai i 24 korrikut 2022, mbajtur nga Kina.

Tashmë BRICS ka shpallur iniciativat e (1) Bankës së Re për Zhvillim, (2) Marrëveshjen e Rezervës së Kushtëzuar, (3) Sistemin BRICS të pagesave, (4) Publikimin e Statistikave BRICS, (5) monedhën rezervë të shportës BRICS, etj.


Xinhua

Në këtë samit të 15-të janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga 67 shtete, nga të cilat 53 afrikane. Që nga viti 2022, BRICS ka kërkuar të zgjerojë anëtarësimin me vende të tjera në zhvillim që shprehin interes për këtë bashkim dhe bashkëpunim. Si rezultat, tashmë më shumë se 40 vende kanë shprehur dëshirë të anëtarësohen në BRICS, nga të cilat 22 kanë dorëzuar aplikimet zyrtare, midis të cilave Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Algjeria, Argjentina, Meksika, Nigeria, Bangladeshi, Uruguai, Irani, Venezuela, Indonezia, Bolivia, etj., kanë aplikuar për anëtarësim.

BRICS dhe vendet që kanë aplikuar në këtë grupim prej kohësh kanë kërkuar reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Lista e ankesave të këtyre vendeve ndaj rendit global është e gjatë: (1) praktika abuzive tregtare, (2) ndëshkim me regjimin e sanksioneve, (3) neglizhencë e perceptuar e nevojave zhvillimore të kombeve më të varfra, (4) dominimi i perëndimit të pasur në organizmat ndërkombëtare si OKB, FMN, OBT, BB, etj.


Xinhua

Kina nga ana e saj në këtë samit synon të sigurojë se kërkon që të punojë me vendet anëtare për të eksploruar në mënyrë aktive projekte bashkëpunimi që plotësojnë nevojat e zhvillimit të pesë vendeve dhe që janë në interes të përbashkët të popujve të këtyre vendeve në fushat e ekonomisë, energjetikës, tregtisë, bujqësisë, etj. Ajo e shikon zhvillimin e këtij samiti si mundësi për të patur (1) shkëmbim të thelluar pikëpamjesh me partnerët, (2) promovuar miqësitë tradicionale, (3) konsoliduar besimin e ndërsjellë politik, (4) forcuar komunikimin strategjik dhe (5) thelluar bashkëpunimin praktik.

Për këtë, vetë Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvillon gjatë samiti (1) takime joformale me drejtuesit e vendeve anëtare të BRICS, (2) takime dialoguese dhe (3) veprimtari të tjera në të cilat shkembëhen pikëpamjet për forcimin e unitetit, bashkëpunimin midis vendeve BRICS dhe nxitjen e zgjerimit të anëtarësimit të grupit.


Xinhua

Rritja ekonomike për një të ardhme inovative, forcimi i bashkëpunimit në shkencë, teknologji dhe inovacion, rritja e bashkëpunimit në ekonominë digjitale, nxitja e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional, veçanërisht kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, bashkëpunimi në energjetikë dhe çështjet mjedisore, intensifikimi i koordinimit dhe bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh në çështjet ndërkombëtare dhe institucionet shumëpalëshe, përkushtimi në ruajtjen e drejtësisë globale, mbështetja e paqes dhe zhvillimit të të tëra vendeve, mbrojtja e interesave të përbashkëta të vendeve në zhvillim, injektimi i energjisë së re në bashkëpunimin e vendeve BRICS, sinergjia për Iniciativën “Një Brez – Një rrugë”, plani për rimëkëmbjen ekonomike të Afrikës së Jugut, industrializimi i Afrikës, modernizimi i bujqësisë, trajnimi i talenteve të brezave të rinj, etj., janë piketat e bisedimeve dhe të bashkëpunimit të mëtejshëm midis vendeve BRICS dhe vendeve të tjera në zhvillim dhe fushat ku Kina përkushtohet me vendosmëri.

Pretendimet e disa analistëve që e vënë theksin vetëm në ndarjet dhe dobësitë e mundshme të BRICS, duke përfshirë paqëndrueshmëri të konsiderueshme ekonomike, mosmarrëveshje të mundshme midis anëtarëve mbi reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mosmarrëveshjet e Indisë dhe Kinës mbi çështje territoriale, pasjen e sistemeve të ndryshme politike, mungesën e integrimit ekonomik të vendeve BRICS, ndryshimet e konsiderueshme në PBB, që ndikon edhe në rezervat valutore, etj, duket se janë të pamjaftueshme për të zvetënuar suksesin real të këtij samiti, që nuk synon të jetë rival i G7, G20 dhe i SHBA, që në agjendë ka zgjerimin e bllokut dhe që sipas Xi Jinping “do të jetë një piketë e rëndësishme”, pasi BRICS kërkon vetëm që të organizohet.


Xinhua

Presidenti i Kinës me mbërritjen e tij në Johanesburg tha: “Unë kam besim se samiti është një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e mekanizmit BRICS”, që tashmë është më i fuqishëm dhe edhe më i maturuar.

Sipas pjesëmarrësve të tjerë në samit, “BRICS është një forum me rëndësi jetike që luan një rol të rëndësishëm në reformën e qeverisjes globale dhe në promovimin e multilateralizmit dhe bashkëpunimit në të gjithë botën”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni