“La Belle de L’Adrique” me 138 turistë dhe jahti “Katar” vizitojnë Durrësin

Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në axhendat e tyre.


Mëngjesi i sotëm nisi me akostimin e anijeve dhe jahteve turistike, të cilat gjithnjë e më shumë po vizitojnë Shqipërinë edhe nëpërmjet portit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se “në kalatat portuale vizitorja jonë besnike, e cila ka sjellë këtë herë 138 turistë nga vende të ndryshme të botës dhe superjahti “Katar””.

“Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili është bregëzuar në kalatën nr.4 të portit. Ndërtuar në vitin 2010 nga prestigjozi Lürssen, ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik.

Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit dhe ka një GT prej 8010 tonësh.

Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në axhendat e tyre, duke e kthyer në një prej destinacioneve të preferuara.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, përgjatë periudhës prill-tetor 2023, 23 kroçiera kanë konfirmuar ndalesën e tyre në Durrës.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijeve dhe sigurinë e turistëve në territorin portual, duke vënë kalatat portuale në funksion të tyre përgjatë gjithë sezonit./ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

SHBA, Balla pritet nga kryebashkiakja Berisha në Nju-Xhersi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin zhvilloi një takim me kryetaren e bashkisë së Fairview, Violeta Berisha