Qazim Bej Mulleti, “Fisnikëria Tiranase”

Shoqata”Tirana” nderon ish- Prefektin e mirënjohur të kryeqytetit


Nga Arben Tafaj
Kryetar i Shoqatës “Tirana”

Sot ka qene nje moment historik per Tiranen dhe gjithe Shqiperine, pasi paraditen e sotme nen kujdesin e familjes dhe nje grupi mbeshtetes, mberriti  ne atdhe arkmorti me eshtrat e patriotit, veprimtarit politik, intelektualit te shquar dhe qytetarit Tirones, Qazim Bej Mulleti.
Jam i lumtur qe e perjetova e po perjetoj keto çaste historike, qe jane frut i perpjekjeve te gjata per te kthyer ne atdhe, nje nder kontribuesit per ndertimin e shtetit modern shqiptar dhe Tiranes bashkekohore.

Ky simpozium sot, nxorri edhe nje here ne drite se Qazim Mulleti i vertete eshte nje burre qe historia e vuri ne prove  ne çaste te veshtira qe po kalonte shqiperia e Tirona.

Rehabilitimi i një figure historike -mjaft të debatuar, por, sidomos, shumë të denigruar, në një mënyrë të pamerituar- si ajo e Qazim Bej Mulletit, do të shënonte pikën e kthesës se shoqerise tone, per tu shkeputur nga mendesia e denigrimit te kundershtarit politik deri ne shkaterrim te plote moral, fizik dhe familjar. Kur them rehabilitim i figurës historike, nuk kam parasysh vetëm kthimin e eshtrave në atdhe – ky nuk është rehabilitim por ‘riatdhesim’ – por kam parasysh fillimin e një procesi të rivlerësimit të figurës historike për të nxjerrë në pah të gjitha kontributet e saj, dhe për t’i parë qëndrimet politike në një periudhë të caktuar historike në dritën e fakteve reale dhe sidomos të qëllimit të mbajtjes së këtij qëndrimi.

Në fakt, Shoqata Tirana ne shkurt te vitit 2021 i eshte drejtuar Akademisë së Shkencave me një kërkesë zyrtare për mbajtjen e një qëndrimi të drejtë dhe sqarues ne lidhje me personalitetin dhe aktivitetin politik e patriotik të Qazim Mulletit. Por, sot, pas tre vitesh ende nuk kemi marrë  një përgjigje.
E beme kete kerkese pasi kishim nje preçedent:

 

 

I tillë ishte  rasti i Mid’hat Frashërit, i damkosur si ‘kolaboracionist’, eshtrat e të cilit u sollën në atdhe në 14 nëntor të vitit 2018 dhe u vendosën me respect pranë vellezerve Frasheri. Ky riatdhesim dhe rivlerësim u bë me iniciativën dhe insistimin e Kryeministrit aktual të Shqipërisë -dhe është një akt për t’u përshëndetur- por, nuk është aspak për t’u përshëndetur fakti që, sërish, Politika i paraprin historiografisë në rehabilitimin e figurave historike.
Sot, u sollen në atdhe eshtrat e një tjetër nacionalisti shqiptar, nga qyteti i Tiranës, Qazim Bej Mulletit, i damkosur gjithashtu nga historiografia komuniste,  si kolaboracionist – por, në këtë rast, eshte  iniciativa  e pjestarëve të familjes së tij, të shoqërisë civile, dhe të qytetarëve të Tiranës, dhe sërish, historianët po presin ‘kushtrimin’ e politikës që të prononcohen.

 

Në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Tirana, shfrytëzoj këtë rast për të shprehur edhe nje here angazhimin e Shoqatës Tirana dhe te grupit mbeshtetes ne kete proces,  për rehabilitimin e plotë të kësaj figure dhe të figurave të tjera historike.
Si një shenjë e vullnetit të fortë në përmbushjen  e këtij angazhimi, por edhe në përmbushje të misionit tonë për evidentimin dhe vlerësimin e figurave historike dhe patriotike, ne si Shoqatë Tirana i japim sot Qazim Bej Mulletit, titullin më të lartë të kësaj shoqate, ‘Fisnikëria Tiranase’.

 

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.