SHBA gabimisht e shikon fuqizimin e Kinës si një sfidë strategjike

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka përsëritur në shumë raste në veprimtari ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të qëndrueshme midis dy ekonomive më të mëdha të botës, Kinës dhe SHBA-së, dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis tyre.


Nga Dr. Enriko Ceko

Para disa ditësh, në Camp David, Maryland, në vend strehimin e tij presidencial, Biden priti në një samit të urgjent, presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin e Japonisë, Kishida Fumio, një ngjarje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

Në fakt SHBA ka një një kornizë të përbashkët të aleancave dypalëshe me Australinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Filipinet dhe gjithashtu ka ndërtuar korniza shumëpalëshe si AUKUS (Australi-Mbretëria e Bashkuar-Shtetet e Bashkuara) dhe QUAD (Dialogu Katërpalësh i Sigurisë, Australi, Indi, Japoni, USA) dhe kjo mesa duket është edhe arsyeja që në lidhje me këtë takim, disa analistë kanë vënë në dukje se Uashingtoni synon të krijojë një “mini-NATO” në Azi kundër Kinës, ndërkohë që Presidenti kinez, Xi Jinping, ka përsëritur në shumë raste në veprimtari ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të qëndrueshme midis dy ekonomive më të mëdha të botës, Kinës dhe SHBA-së, dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis tyre.


CFP

Në fakt, Joe Biden, në takimin e tij me Presidentin e Kinës Xi Jinping në 14 Nëntor 2022 në Bali të Indonezisë, deklaroi se SHBA (1) nuk kërkon një luftë të ftohtë, (2) nuk synon ndryshimin e sistemit në Kinë, (3) nuk kërkon që të përdorë kundër Kinës rivitalizimin e aleancave, (4) nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit dhe (5) nuk është duke kërkuar konflikte me Kinën, por përballë këtyre pesë angazhimeve deklamative, për Samitin SHBA – Japoni – Kore e Jugut, pala kineze qartësisht pikëpamjendëson se SHBA është duke u përpjekur që të frenojë Kinën në mënyrë të gjithanshme: (1) ekonomike, (2) teknologjike, (3) ushtarake, etj.

Në fakt, edhe në takimin e fundit të NATO-s, zhvilluar disa javë më parë, Koreja e Jugut dhe Japonia ishin të ftuar specialë në bisedimet e vendeve anëtare, një ngjarje e rrallë kjo për NATO-n, ndërsa në samitin e Camp David, Biden theksoi se “lidhjet trepalëshe midis Japonisë, Republikës së Koresë dhe Shteteve të Bashkuara do ta bëjnë botën më të sigurt dhe tre vendet më të forta, duke pohuar se bashkëpunimi midis tre vendeve ofron siguri dhe prosperitet për popullin amerikan, rajonin e Indo-Paqësorit dhe për botën”.

Në këtë samit, përfaqësuesit e tre qeverive ranë dakord të bashkëpunojnë në fusha si mbrojtje, duke rinisur stërvitjet vjetore ushtarake, përshpejtim i shkëmbimit të informacionit mbi lëshimet e raketave të Koresë së Veriut dhe aktivitetet e saj kibernetike, përkushtim në mënyrë kritike për konsultime të shpejta në përgjigje të kërcënimeve ndaj cilitdo prej këtyre tre vendeve nga cilido burim, duke patur një linjë telefonike të përhershme për të ndarë informacionin dhe për të koordinuar përgjigjet, situatë në ngushticën e Tajvanit dhe në adresim për të përmbushur detyrimet ekonomike.

Por nga ana tjetër, ekspertët e fushave të sigurisë ndërkombëtare, transnacionalizmit, marrëdhënieve ndërkombëtare, dipliomatike, ekonomike, ushtarake, etj., theksojnë se ky takim është (1) një përpjekje për të krijuar një precedent, sepse këta tre liderë, duke e ditur se administratat e tyre nuk do të zgjasin përgjithmonë, po përpiqen të krijojnë një qasje që të zgjasin mandatet e tyre (Thomas Cynkin), (2) një niveli i ri angazhimi dhe institucionalizimi të njëanshëm (Bee Yun Jo), (3) një mesazh për Kinën se Koreja e Jugut nuk do rrijë duarkryq (Lauren Gilbert), (4) një samit me efekte valëzuese në Azinë Juglindore dhe Ishujt e Paqësorit (Parker Novak).

Kina zyrtarisht është përgjigjur me anë të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, që ka deklaruar në një konferencë për shtyp me këtë rast se: “Përpjekjet për të bashkuar grupime të ndryshme përjashtuese dhe për të sjellë konfrontim blloku dhe blloqe ushtarake në Azi-Paqësorin nuk do të marrin mbështetje dhe do të përballen vetëm me vigjilencë dhe kundërshtim nga vendet e rajonit”, ndërkaq Kina ka paraqitur ankesat zyrtare me palët përkatëse lidhur me “njollosjen dhe sulmin” e liderëve amerikanë, japonezë dhe koreano-jugorë ndaj Kinës në Camp David, që kanë sulmuan Kinën për çështjen e Tajvanit dhe çështjen e Detit të Kinës Jugore, (1) duke ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, (2) duke krijuar një pykë midis Kinës dhe vendeve fqinje dhe (3) duke shkelur seriozisht normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.


CFP

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në takimin e tij me Presidentin e SHBA-ve në Bali, Indonezi, më 14 nëntor 2022, tha: “Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një ndjenjë përgjegjësie për historinë, për botën dhe për njerëzit. Së bashku ne duhet të eksplorojmë mënyrën e duhur për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin në epokën e re, të vendosin marrëdhëniet në rrugën e duhur dhe t’i rikthejmë atë në rrugën e rritjes së shëndetshme dhe të qëndrueshme në dobi të dy vendeve dhe botës në tërësi. Sukseset e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë mundësi, jo sfida për njëra-tjetrën. Bota është mjaft e madhe dhe kjo lejon që të dy vendet të zhvillohen dhe të përparojnë së bashku”.

Xi deklaron se ai e merr shumë seriozisht deklaratën e “Pesë jo-ve” të Joe Biden, duke patur parasysh se popujt e Rajonit të Indo-Paqësorit aspirojnë për paqe, zhvillim, bashkëpunim dhe prosperitet, ndërkohë që duket se ndryshimet e sjelljes politike, ekonomike dhe sociale të dy a tre qeverive të vendeve të këtij rajoni mund të sjellin përplasje të pashmangshme të cilat kanë kosto për të sotmen dhe të ardhmen e sigurisë në nivel global.

Duket se një Kinë e fuqishme shikohet gabimisht si një sfidë strategjike nga ana e administratës së SHBA-së, ndërkohë që sfidat strategjike globale lidhen me transnacionalizmin, mjedisin, sigurinë globale, përmirësimin e prosperitetit në nivel global, etj.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.